Ferguson i kënaqur pavarësisht humbjes

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është shprehur i kënaqur pavarësisht humbjes në penalti ndaj Bayern Munichut në finalen e Audi Cup."Ishte mbresëlënëse, mendoj se ishte një ndeshje për të cilën kishim nevojë. Në gjysmën e parë ata ishim më të mirë, ne nuk ishim garues sa duhet. Por, kur filluam të ishim më agresiv në lojën tonë në sulm, duhej të kishim fituar ndeshjen", ka thënë Ferguson.