E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Raikkonen kthehet tek Ferrari

Kimi Raikkonen do të jetë sërish një pilot i Ferrarit duke nisur nga viti i ardhshëm. Piloti finlandez do të largohet nga Lotusi për të zëvendësuar Felipe Masën si shoku i skuadrës së Fernando Alonsos.

Në këtë mënyrë konfirmohen zërat e merkatos së ditëve të fundit. Në një komunikatë zyrtare të Ferrarit lexohet: “Skuderia Ferrari njofton se ka arritur marrëveshjen me Kimi Raikkonen. Finlandezi do të formojë dyshen me Fernando Alonson për dy sezonet e ardhshme.” Raikkonen ka qenë më parë pilot i Ferrarit në periudhën 2007-2009. Në timonin e "Kokëkuqes", finlandezi ka zhvilluar 52 gara duke arritur 9 fitore. Kulmi i karrierës së tij ka qenë fitimi i titullit kampion në vitin 2007, pikërisht me Ferrarin. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›