E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso BE mundesoi paktin Kosove-Serbi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka vlerësuar rolin e BE-së në afrimin e atyre që ai i cilësoi si “armiq të dikurshëm”.

“Paqen nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Duhet të kujtojmë se për shkak të Evropës, armiqtë e dikurshëm tani ulen në një tavolinë dhe punojnë së bashku. Është pikërisht oferta për një perspektivë evropiane ajo që bëri Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Barroso. Në raundet e fundit të dialogut të ndërmjetësuar nga vetë baronesha Catherine Ashton, Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord për çështjet që kanë Bisedimet Marrëveshjet e reja Kosovë-SerbiBisedimet Thaçi-DaçiçVendet e Quint-it përshëndesin ratifikimin të bëjnë me telekomin dhe energjinë. Siç parasheh marrëveshja, brenda afatit 3-mujor palët, me mbikëqyrjen dhe lehtësimin e BE-së, duhet të gjejnë modalitet për paraqitjen e kërkesës së Kosovës për ndarjen e prefiksit treshifror +383 ose +384. Këto predispozita dhe garanci do ofrohen dhe mbikëqyren nga vetë Bashkimi Europian, i cili do të përkrahë kërkesën e Kosovës për sigurim të kodit shtetëror konform parimeve dhe procedurave të ITU-së. Sipas marrëveshjes, Autoriteti Rregullator pritet të fillojë me shqyrtimin e kërkesës për lejimin e përkohshëm të operimit të kufizuar të një operatori në pjesën veriore të Kosovës, deri në organizimin e tenderit ndërkombëtar për hapje të brezeve frekuencore konform ligjeve. Përfundimisht, kjo nënkupton vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullimit edhe në këtë pjesë dhe në praktikë kjo nënkupton se operatorët tjerë serbë duhet të ndërpresim operimet dhe ofrimin e shërbimeve të paautorizuara. Ndërkohë Marrëveshja për Energjinë thotë se operatori i transmetimit të Serbisë është zotuar që do ta njohë ndërkombëtarisht KOSTT-in si operator i vetëm i në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë njohje do ta materializojë duke nënshkruar Marrëveshje përkatëse sipas standardeve të Asosiacionit të Operatorëve të Transmetimit, Sistemit dhe Tregut për energji elektrike në Europë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›