Marketingu Ozil-Bale 5-1

Ndonëse Gareth Bale u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të kësaj vere e mbase edhe të historisë, është njeriu që Reali sakrifikoi për të sjellë uellsianin në skuadër, Mesut Ozil, ai që po fiton betejën e fanelave.
23-vjeçari, i cili i kushtoi Realit midis 91-101 milionë eurove, nuk ka patur ende impaktin e shpresuar në marketing. Të paktën sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, Ozil është duke shitur pesëfishin e fanelave të Bale. “Duke lënë mënjanë për një moment cilësitë e padiskutueshme të Bale, një pjesë të rëndësishme në çdo transferim e luajnë avantazhet komerciale të lidhura me blerjen e futbollistit”, deklaroi Simon Pretsëell, drejtori i përgjithshëm i “UK Soccershop”. “Talenti i Bale është i padiskutueshëm, por kur nuk ka qenë një prej futbollistëve më të suksesshëm në aspektin e marketingut në Premier League. Tifozët gjithmonë kanë preferuar më shumë fanelat e Wayne Rooney, Robin van Persie, Steven Gerrard apo Fernando Torresit”, shtoi Prestwell. / Top Channel