E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Red Bull i kunderpergjigjet Alonsos

Tensioni mes Red Bullit dhe Ferrarit po rritet gjithmonë e më shumë. Ditën e enjte Fernando Alonso ishte shprehur se problemi i skuderisë austriake ishte se kishte harruar të pranonte humbjen pas shumë vitesh e mësuar me fitore dhe menjëherë erdhi përgjigja e Christian Horner, shefit të Red Bullit.

Ai deklaroi për ‘Catalunya Radio’: “Nuk jam dakord me Alonson. Sporti njeh humbje dhe fitore. Kur humb, duhet të punosh më shumë dhe jo të ankohesh për flamujt e verdhë.” Horner i referohet polemikës që lindi pas garës së Brazilit të vitit të kaluar, ku u vendos titulli kampion në favor të Sebastian Vettel (Red Bull). Pas kësaj gare u shfaqën video të regjistruara nga tifozët që tregonin se Vettel mund të kishte kryer parakalime nën regjimin e flamujve të verdhë. Tifozët e Kokëkuqes kërkuan që Vettel të dënohej për manovrat e parregullta, por Ferrari nuk parashtroi kërkesë për hetimin e kësaj çështjeje dhe në fund Vettel fitoi kampionatin. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›