E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji kunder duhanit

Nis zbatimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura publike. Gjobat e larta ndaj atyre që nuk e respektojnë ligjin antiduhan kanë shtyrë pronarët e bisneseve të ndalojnë rreptësisht duhanpirjen nëpër ambientet e mbyllura.

Në lokale të ndryshme të Prishtinës tashmë vështirë se mund të gjesh duhanpirës. Vendi i përqëndrimit të atyre që pinë duhan tashmë mbeten verandat dhe ambientet e hapura. Pirja e duhanit është e ndaluar rreptësisht në të gjitha vendet publike të mbyllura, në vendet e punës dhe mjetet e transportit publik si dhe ndalohet ekspozimi i paketave të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjes. Për të gjithë ata që nuk e zbatojnë ligjin, pasojnë gjobat. Për ata që pinë duhan në vendin e punëdhënësi është i detyrar që t’u mbajë 50 euro nga paga mujore. Nëse personi përgjegjës për hapësirën nuk vendos shenjën “Ndalohet pirja e duhanit” ose lejon ndonjë person të pijë duhan, dënohet me gjobë prej 500 euro. Personi juridik, subjekti afarist për shkeljen e mësipërme dënohet me gjobë prej 3 mijë euro. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›