E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Rosberg rinovon kontraten me Mercedes


Nico Rosberg ka firmosur një kontratë “shumëvjeçare” me skuderinë Mercedes GP Petronas, që përfshin “sezonin 2013 dhe më tutje”. Lajmin e bëri të ditur ekipi i tij me anë të një komunikate.

Në këtë mënyrë, sezoni i ardhshëm do ta gjejë Mercedes GP me të njëjtin çift pilotësh të dy viteve të fundit: Michael Schumacher dhe Nico Rosberg.

“Jam shumë i lumtur me kontratën e re. Objektivi im është të arrij fitoren me këtë makinë dhe jam i lumtur që do të kem sërish shansin për të pilotuar një Mercedes”, u shpreh Rosberg, i shtati në klasifikimin e përgjithshëm të botërorit të Formulës 1 në këtë sezon.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv Ross Brawn është i bindur se Rosberg është në gjendje të “fitojë gara dhe tituj botërorë”.

“Nico Rosberg ka arritur rezulate të shkëlqyera në këto dy vitet e fundit edhe pse ne nuk i kemi dhënë një makinë kompetitive”, theksoi Brawn.

Gjermani Nico Rosberg piloton që nga viti 2010 me Mercedes GP duke arritur të ngjitet në podium në tre raste dhe ka grumbulluar gjithsej 217 pikë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, Ecclestone mohon akuzat e evazionit fiskal
Pronari i të drejtave televizive të Formulës 1, Bernie Ecclestone, hodhi poshtë akuzat e korrupsionit për qëllim fshehje të të ardhurave, ndërsa u paraqit ditën e mërkurë përpara një gjykate në Mynih. Hamilton: Dua të mbyll sezonin me fitore
Ljuis Hamilton nuk e fsheh optimizmin për dy garat e fundit të Botërorit të Formula 1. Këtë fundjavë do të garohet në pistën Jas Marina të Abu Dabi ku synimi kryesor i pilotit të Meklaren është që të kaloje i pari vijen e finishit. Massa: Vitin tjetër, paraqitje më e mirë
Felipe Massa, piloti brazilian i Ferrarit, është shprehur se në vitin e ardhshëm duhet të bëjë “një paraqitje më të mirë” për të shpërblyer besimin që i dha presidenti Montezemolo duke e konfirmuar si pilot të Kokëkuqes edhe për sezonin e ardhshëm. Schumacher tradhëton Gjermaninë
Michael Schumacher është shprehur se dashuron Zvicrën dhe menjëherë mediat gjermane kanë sulmuar shtatë herë kampionin e botës në Formula 1. Raikkonen, sërish në Formula 1?
Kimi Raikkonen është gjithnjë e më pranë kthimit në Formula 1. Piloti finlandez ka filluar bisedimet me skuadrën e Uillimas, gjë që konfirmohet edhe nga një prej aksionerëve të saj, Toto Volf.

Lajmet kryesore

Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Tetovë, Berisha: Ridimensionim elitës intelektuale

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›