E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Vettel rinovon me Red Bull

E ardhmja e Sebastian Vettel ishte një nga çështjet më të nxehta të Formulës 1 në javët e fundit edhe pse skuderia Red Bull dhe vetë piloti gjerman janë treguar të qetë në lidhje me rinovimin e kontratës.

Ditën e martë, Red Bull ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me tre herë kampionin e botës edhe për një vit tjetër. Në një komunikatë të thjeshtë, skuderia austriake njoftoi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2015. Kontrata aktuale e Vettel skadonte në fund të vitit 2014. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›