E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1, Wolff: Lauda do të donte që Hamilton të rinovonte

“Ndjej që Niki është gjithmonë aty kur ka situata ku do të kisha kërkuar këshillat e tij. Dhe gjithashtu për rinovimin e Hamiltonit, kishte raste kur mendoja se çfarë do të thoshte ai. Ai ndoshta do të kishte thënë: ‘Leëis është piloti më i mirë dhe një përshtatje e përsosur për Mercedes. Ne duhet ta mirëmbajmë këtë paketë pilot-makinë me çdo kusht’.  Apo ndoshta ai nuk do ta kishte thënë pjesën e fundit, mbase do të kishte shtuar: ‘Në drejtim të një të ardhme të mirë për të dhe ekipin’. Nga mentaliteti i tyre Lauda dhe Hamilton janë vëllezër në shpirt”. Toto Ëolff, drejtori i ekipit Mercedes, përpiqet të imagjinojë atë që Niki Lauda, ​​i cili ndërroi jetë në 2019, do të kishte menduar për rinovimin e Lewis Hamilton.

Wolff, fjalë nostalgjike ndaj legjendës austriake: “Niki Lauda ishte personi i parë te Mercedes që më tha se duhej të bashkohesha me ta. Unë nuk isha i bindur se ishte një ide e mirë – vazhdon ai për mikrofonat e RTL -. Mendoj se momenti kryesor ishte kur Ross Brawn, drejtori i ekipit, erdhi në shtëpinë time. Ai ishte në kuzhinën e nënës sime dhe ndërsa po merrte çaj na shpjegoi se cilat ishin planet e Mercedesit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›