E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kupa e Mbretit: Sevilja, leksion Barcelonës

Një gol për çdo pjesë loje Sevilla të mposhtë Barcelonën 2-0 në shtëpi dhe të shkojë më afër finales së Kupës së Mbretit, një ekskluzivitet i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar. Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 23-të me francezin Koundé, i cili depërtoi në zonën e kundërshtarit me një veprim personal të jashtëzakonshëm, dribloi Griezmann dhe Umtiti, para se të kalonte dhe  Ter Stegenit.

Ky i fundit, pak para mbylljes së pjesës së parë bëri një pritje të pabesueshme, duke ndalur gjuajtjen e Escudero, e cila ishte shërbyer nga Papu Gomez. Në fillim të pjesës së dytë Umtiti ruan gjithçka tek En Nesyri, i cili u hodh në zonë krejt i vetëm përpara Ter Stegen.

Messi më pas lëshon një të majtë të cilën Bono e devijon për në këndore. Pas një ritmi të kënaqshëm të katalanasve, me disa mundësi shënimi, vjen goditja tjetër e vendasve. 5’ nga fundi: ish-i madh i sfidës, Rakitic, shfaqet vetëm para Ter Stegen, në asistimin e Torres, dhe e godet atë me një të pandalshme të drejtë nën traversë.

Ndeshja e parë është fituar nga ekipi i Lopetegui, i cili tani do të duhet të mbrojë avantazhin e dyfishtë në Camp Nou më 3 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›