E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati Interi Galaktik

Mialno - Brenda të hënës, siç bën të ditur ‘Gazzeta dello Sport’, Interi duhet të përmbyllë blerjen e sulmuesit austriak Arnautoviç, mesfushorit Deko dhe mbrojtësit Karvajo. E bashkë me blerjet e para Milito e Tiago Mota, mbajtjen në ekip të Ibrahimoviçit që me shumë mundësi do të qëndrojë si pasojë e mungesës së ofertës dhe të Maikonit për të cilin ekipi zikaltër po mendon t’i rrisë rrogën, Mourinjo do të ketë në dispozicion një Inter Galaktik dhe plot dy dream-team.

“Do t’i dorëzoj Mourinjos një Inter Real”, pati deklaruar Morati para një jave. Dhe që tani ka filluar të marrë formë. Brenda ditës së hënë Interi do të gjejë akordin për 10 milionë euro me Tuenten për të marrë Arnautoviçin. Holandezët dëshirojnë ta shesin plotësisht kartonin e lojtarit, ndërsa zikaltrit, pas frakturës në këmbë të lojtari, preferojnë huazimin me blerje automatike në rast se s’ka probleme.

Sitë deçizive edhe për dyshen e Çelsit, Karvajo-Deko. Skuadra londineze është e gatshme t’i lëshojë lojtarët përballë një oferte prej 4-5 milionësh plus kartonin e Burdisos.

Dhe revolucioni do të ishte... - Milito, Mota, Arnautovic, Deko e Karvajo: pesë lojtarë të blerë dhe janë plot 11 lojtarë që s’do të veshin më vitin tjetër fanellën zikaltër. Respektivisht: Adriano, Burdiso, Rivas, Figo, Krespo, Kruz, Himenez, Vieira, Mansini, Obina e Bolzoni. Mourinjo vitin e ardhshëm do të ketë në ekip plot 24 lojtarët përfshirë portierët dhe tret të rinj (Destro, Obi e Krhin). Të gjithë sipas dëshirave të komandant Mourinjos.

Me këto lojtarë në dispozicion Interi mund të luftojë për titull në Itali dhe në Evropë dhe mund të interpretojë cilindo modul që do të preferojë Mourinjo. Me sistemin: 4-3-3 (Zaneti në krah të Kambiasos e Muntarit, me Ibra-Milito-Baloteli në sulm); 4-4-2 (Zaneti e Kuarezma në krah, Ibra e Baloteli në sulm) dhe “rombi” (Kambiaso para mbrojtjes, Stankoviç e Tiago anësorë me Dekon pas dy sulmuesve).

E nëse mungon akoma diçka për të arritur Barcelonën, Mançesterin dhe Realin, i takon Mourinjos ta plotësojë. Përndryshe çfarë “Special One” është?

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›