FA Cup, Liverpool eliminon Wolverhampton, e pret Brighton

Liverpool mposhti Wolverhamptonin jashtë fushe 1-0 në ripërsëritjen e ndeshjes së parë të luajtur në Anfield, e cila përfundoi 2-2 dhe kaloi në raundin e 32-shes të FA Cup. Goli i Elliott, i lindur në 2003, u mjaftoi Reds pas vetëm 13 minuta lojë. Tani Liverpooli do të duhet të përballet me Brighton të De Zerbit, i cili mundi 3-0 skuadrën e Klopp në xhiron e fundit të Premier League.