Formula 1, FIA zyrtarizon kalendarin për 2023

Eventi më i rëndësishëm automobilistik, të cilin do të ndiqni direkt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ka zyrtarizuar datën e nisjes.
Njëvendëshet më të shpejta në glob do të rreshtohen përpara flamurit me fushë shahu më 5 mars ku do të mbahet edhe Çmimi i Madh i Bahreinit dhe do të ulë siparin më 26 nëntor me Çmimin e Madh të Abu Dabit.
Këtë sezon pilotët do të garojnë 23 gara dhe risi do të jetë Çmimi i Madh i Las Vegasit si dhe dy ndalesat në Itali ku do të mbahet Çmimi i Madh i Imolas dhe ai i Monzës.
Zyrtarë të FIA-s kanë zbluar se është hequr Çmimi i Madh i Kinës, i cili nuk është zëvendësuar nga asnjë garë tjetër. Ndërkohë që drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur që këtë sezon të dyfishojnë numrin e provave Sprint, të cilat shkojnë në 6.
Garat
BAHRAIN, 5 MARS 2023
ARABI SAUDITE, 19 MARS 2023
AUSTRALI, 2 PRILL 2023
AZERBAJXHAN, 30 PRILL 2023
SHBA (MAJEMI), 7 MAJ 2023
ITALI (IMOLA), 21 MAJ 2023
MONAKO, 28 MAJ 2023
SPANJË, 4 QERSHOR 2023
KANADA, 18 QERSHOR 2023
AUSTRI, 2 KORRIK 2023
BRITANI E MADHE, 9 KORRIK 2023
HUNGARI, 23 KORRIK 2023
BELGJIKË, 30 KORRIK 2023
HOLANDË, 27 GUSHT 2023
ITALI (MONZA), 3 SHATOR 2023
SINGAPOR, 17 SHTATOR 2023
JAPONI, 24 SHTATOR 2023
KATAR, 8 TETOR 2023
SHBA(AUSTIN), 22 TETOR 2023
MEKSIKË, 29 TETOR 2023
BRAZIL, 5 NËNTOR 2023
SHBA (LAS VEGAS), 18 NËNTOR 2023
ABU DABI, 26 NËNTOR 2023
Sprint Race:
Baku (Azerbajxhan, 29 prill)
Spielberg (Austri, 1 korrik)
Spa (Belgjikë, 29 korrik)
Lusail (Katar, 7 tetor)
Austin (SHBA, 21 tetor)
Interlagos (Brazil, 4 nëntor)