E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI: Në 1947e vizituan Tokën3 disqe fluturuese

LONDËR- Tri disqe fluturuese kanë rënë afër qytetit Roswell në shtetin amerikan në Neë Mexico, më 2 korrik të vitit 1947. Sipas shkencëtarëve amerikan disqet fluturuese kishin formë të rrumbullakët, me pjesë të mesme të theksuar, me diametër rreth 15 metra, kurse në to kishte 9 jashtëtokësorë.

Të dhënat e bëra publike ditët e fundit nga mediat angleze, të cilat citojnë se ky material nuk është ndonjë rrëfim i të ashtuquajturve dëshmitarë, por të dhëna që gjenden në dokumentin zyrtar të FBI-së, që shefi i zyrës së FBI-së Guy Hottel i’a kishte dërguar drejtuesit të tij kryesor në Washington në mars të vitit 1950.

“Hetuesi i aviacionit luftarak ka deklaruar se tri të ashtuquajtura disqe fluturuese janë gjetur në shtetin amerikan Neë Mexico. Në secilën nga këto objekte fluturuese ishin nga tre trupa me formë humanoide (njerëzore), një metër të gjatë, të veshur me rroba metalike. Secili trup ishte i mbështjellë në mënyrë të ngjashme me rroba anti-G, që i përdorin pilotët e avionëve me shpejtësi të mëdha dhe pilotët provues”, kanë cituar dokumentin shokues të bërë public ditët e fundit Daily Mail.

Si arsye e rënies së këtyre objekteve fluturuese përmendet fakti se qeveria amerikane në Neë Mexico kishte vendosur radar të fuqishëm, ndaj besohet se radari ka penguar mekanizimin drejtues të këtyre objekteve fluturuese.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›