Bjellorusi, shpërthim në metro, vdesin 7 persona
MINSK- Një shpërthim i fuqishëm goditi sot stacionin e metrosë në kryeqytetit bjellorus Minsk, ndërsa sipas agjencisë zyrtare të lajmeve shtatë vetë kanë vdekur dhe shume të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ndodhi në orët e pasditës në nje stacion të metrosë, rreth 100 metra nga ndërtesa ku ndodhen zyrat e presidentit Aleksander Lukashenko.
Stacioni ishte i mbushur me njerëz në çastin e shpërthimit. Nuk ka ende të dhëna nëse shpërthimi ishte aksident apo sulm terrorist.
Tensionet janë rritur në Bjellorusi nga 19 dhjetori, kur demonstratat masive kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko u shtypën nga policia dhe mbi 700 vetë u arrestuan, përfshirë shtatë kandidatët presidencialë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)