FBI hap hetime ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut

Byroja Federale e Hetimit ( FBI ) ka sekuestruar telefonat e kryebashkiakut të nju jorkt Erik Adams (Eric Adams), si pjesë e një hetimi për financimin e fushatës së tij.
Stafi i Adamsit bëri të ditur se dy i phonë dhe një i pad u morën nga agjentët mbrëmjen e së hënës që lamë pas. Nju Jork Tajms ka raportuar se hetimi i FBI-së është ndërmarrë për të zbuluar nëse fushata e Adams ka komplotuar me qeverinë turke për marrjen e donacioneve të jashtëligjshme nga jashtë.
Adamas 63 vjeç mohon të ketë kryer ndonjë vepër penale. “Si ish anëtar i forcave të zbatimit të ligjit, pres stafi im të zbatojë ligjin dhe të bashkëpunojë me çdo lloj hetimi. Nuk kam asgjë për të fshehur” u shpreh në një deklaratë, Adams, një demokrat dhe ish kapiten policie.
Lajmi për hetimin u bë i ditur javën e shkuar pasi FBI bastisi banesën e një ish ndihmëseje të Adamsit që e ka ndihmuar këtë të fundut të mbledhë fonde. Agjentët gjithashtu kanë ndërmarrë kontrolle në banesa dhe biznese të tjera në nju jork. Hetuesit tashmë po përpiqen të zbulojnë nëse fushata e Adamsi ka kmplotuar me qeverinë turke apo individë që kanë lidhje me Turqinë dhe nëse në këmbim të donacioneve ka favorizur atë vend apo individët në fjalë, duke shkelur ligjin e financimit të fushatës. Sipas këtij ligji, nuk lejohen donacione nga shtetas të huaj në fushatat që ndërmerren në SHBA.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /