E Martë, 3 Nëntor 2026

Reuters, AP, CNN dhe New York Times, hedhin poshtë akuzat e Izraelit

Katër mediat presitgjoze botërore hodhën poshtë fuqishëm akuzat izraelite se katër fotoreporterë të pavarur, me të cilët këto media kanë punuar në Gaza, kishin njohur paraprake për sulmet e Hamasit më 7 tetor. 

New York Times i përshkroi akuzat si “të pamatura”. “Kemi mbuluar gjerësisht sulmet e 7 tetorit dhe luftën me drejtësi, paanshmëri dhe një kuptim të qëndrueshëm të kompleksitetit të konfliktit,” u tha nga kjo media.  

New York Times mbrojti gjithashtu punën e fotoreporterëve të pavarur në zonat e konfliktit, duke shtuar se punët e tyre “shpesh kërkojnë që ata të rrezikojnë jetën për të siguruar rrëfime të dëshmitarëve të dorës së parë dhe për të dokumentuar lajme të rëndësishme. 

Ndërsa, Associated Press tha se asnjë personel i kësaj medie nuk ishte në kufi në kohën e sulmeve”. 
Ministri izraelit Shlomo Krahi tha se “disa individë” që kishin punuar për Reuters, AP, CNN dhe New York Times “kishin njohuri paraprake” për sulmet e Hamasit në territoret izraelite më & tetor.

Gazetar Artur Mata
       
/ rtsh.al / 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›