FBI-ja,kishte paralajmëruar për sulmet në Mumbai
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin paralajmëruar qeverinë indiane për mundësinë e një sulmi në Mumbai, rreth një muaj para ngjarjes tragjike në kryeqytetin ekonomik të vendit, ku humbënm jetën 179 persona dhe shumë më tepër mbetën të plagosur. Një zyrtar i shërbimeve inteligjente amerikanë ka bërë të ditur për rrjetin CNN se Shërbimet Inteligjente Amerikane kishin paralajmëruar Indinë se një grup i armatosur personash mund të hyjë nga deti dhe tëb kryejë një valë sulmesh në Mumbai. Vetë autoritetet Indiane të sigurisë konfirmuan për gjigandin amerikan, se amerikanët jo vetëm i kishin paralajmëruar për sulmet e mundshme terroriste por e kishin bërë dy herë. Burimet indiane konfirmojnë se zona ishte në masa të rrepta sigurie për disa kohë, por më vonë masat u reduktuan. Teza se terroristët që shkaktuan panik në Mumbai, por jo vetëm erdhën nga deti përforcohet edhe nga peshkatarët lokalë, të cilët thonë se kanë parë një grup personazh të armatosur në një varkë, përpara se ti shihnin në rrugët e qytetit. Burimet bëjnë të ditur gjithëashtu se forcat indiane të sigurisë kanë gjetur një navigator global dhe një varkë në brigjet e Mumbait. Ideja se varka në fjalë është përdorrur nga terroristët që sulmuan qendra ekonomike të Mumbait përforcohet pas shpalljes të zhdukur të katër amëtarëve të ekuipazhit të varkës,dhe gjetjes së trupit të vdekur të kapitenit të saj. Nga ana e saj, qeveria indiane e ka bërë të qartë mendimin se sulmet që përgjakën kryeqytetin e saj ekonomik u orkestruan në Pakistan, gjë që është hedhur poshtë nga autoritetet në anën tjetër të kufirit. Por një tjetër lajmë i rëndë vjen nga e përditshmja britanike "Times" e cila shkruan se listës së terroristëve i mungojnë ende edhe pesë të dyshuar, të cilët mund të jenë ende të lirë dhe paraqesin rrezik potencial për banorët vendas. Në hetimin e ngjarjes së rëndë janë përfshirë edhe një skuadër hetuesish të FBI, ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs pritet të vizitojë vendin aziatik për të shprehur mbëhstetjen e Shteteve të Bashkuara.