E Diel, 1 Nëntor 2026

FIBA-Kosovës: “Ka kohë për t’u anëtarësuar”

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit i ka kthyer ditën e djeshme përgjigje Federatës së Kosovës lidhur me refuzimin e kërkesës të kësaj të fundit për t'u antarësuar pranë FIBA-s. "Në emër të Bordit Qëndror të FIBA-s, duhet t'iu informoj se aplikimi juaj për anëtarësimin në FIBA është refuzuar në mbledhjen e fundit të Bordit Qëndror të mbajtur më 24-26 prill 2008 në Pekin. Disa nene të Statutit të juaj duhet të rishikohen edhe një herë. Bordi i FIBA-s ka propozuar të organizohet një mbledhje me ju që të rishikoni Statutin së bashku me ekspertet tanë". Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Patrik Bauman. Sipas numrit dy të FIBA-s, tjetër arsye e mospranimit të Kosovës në organizmin më të lartë botëror të koshit është edhe mosnjohja e shtetit më të ri në botë nga disa shtete dhe organizma ndërkombëtarë. "Shumë Federata dhe Organizata Ndërkombëtare nuk e kanë njohur ende Kosovën", shkruhej në letrën e Patrik Baumanit drejtuar kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu. Gjithashtu Bauman bëri me dije se shumë shpejt një delegacion i FIBA-s do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërkohë 13 anëtarë të Bordit Qëndror të FIBA-s nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
O.S

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›