E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata e Boksit, rokadë postesh

Ashtu sic përflitej prej kohësh, Xhevat Muhedini nuk do të jetë më në postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Boksit. Një lajm i tillë u zyrtarizua ditën e djeshme nga ish-titullari Muhedini për ‘Panorama Sport' menjëherë pas mbledhjes të kryesisë. Muhedini i kanë lënë vendin Edmond Kabashit, i cili më parë ushtronte detyrën e inspektorit të Federatës Shqiptare të Boksit. Kandidatura e Kabashit për postin e sekretarit u propozua nga paraardhësi i tij nëpërmjet një letre drejtuar presidentit dhe kryesisë të kësaj Federate. Pas një diskutimi të gjatë kërkesa e Muhedinit u miratua me unanimitet nga të gjithë anëtarët. Muhedini, i cili tashmë do të zërë vendin e Kabashit vendosi të tërhiqej nga detyra e sekretarit për arsye shëndetësore. Në rendin ditës së mbledhjes kanë qenë edhe aktivitetet e moshave 15-17 dhe 17-19 vjec të zhvilluara së fundmi. Gjithashtu nga anëtarët e kryesisë u propozua që prej vitit të ardhshëm, sportistët sidomos të rinjtë të paraqiten me pasaporta dhe jo më me certifikata në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo sipas drejtuesve të FSHBo-së u bë për të evituar cdo mundësi falsifikimi të dokumentave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›