E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA, 30 mln USD për kampionen e BotësQeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – FIFA do të shpërblejë me 30 milionë dollarë fituesin e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm.

SHPËRBLIME TË MAJME
Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke. Në raport me Kampionatin Botëror të vitit 2006 të zhvilluar në Gjermani shuma është 60 për qind më e lartë. Në atë kampionat u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.

Numri i klikimeve - 1269
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›