FIFA: Ai futbollisti i Zambisë? JO është Messi

Në media të ndryshme evropiane sot ka qarkulluar një thashëtheme e krijuar nga një gazetar spanjoll i cili në gazetën prestigjioze AS e vëri në pikëpyetje rekordin e Messit.
Gazetari Thomas Roncero tha se Godfrey Chitalu nga Zambia e mban rekordin për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik, e jo Lionel Messi.
Në bazë të këtij lajmi thuhet se Chitalu ka shënuar 107 gola si lojtar i Kabwe Warriors dhe i përfaqësueses së Zambisë.
Por FIFA e ja përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm duke thënë se rekordi mbahej nga Mueller ndërsa tani është i Messit./Indeksonline/