Ylli i futbollit rus, nuk do ta dëgjojë himnin rus

Ylli i futbollit rus, Igor Denisov e ka "bojkotuar" himnin e Rusisë. Lojtari i skuadrës Zenit ka bërë këtë gjest para ndeshjes derbi me Anzhin.
Denisov u bë sikur po mbulonte veshët nga të ftohtit duke vendosur duartë në kokë. Por mediat ruse janë të sigurta se ky gjest është bërë me qëllim pasi që Denisov edhe më parë kishte kritikuar qeverinë ruse si dhe presidentin Putin.