FIFA Shqiperia serish e 50-ta

Renditja e FIFA-s per muajin maj e publikuar paraditen e djeshme nga organizmi drejtues i futbollit boteror ka pesuar shume pak ndryshime nga ajo e muajit prill. Kombetarja shqiptare e futbollit ka ruajtur serish vendin e 50-te ne renditjen e FIFA-s edhe per muajin maj cka perben nje rekord per futbollin shqiptar.
Ne fakt renditja e FIFA-s per muajin maj e publikuar dje nga organizmi drejtues i futbollit boteror ka pesuar shume pak ndryshime nga ajo e muajit prill. Kjo per faktin se jane luajtur vetem 7 ndeshje miqesore mes ekipeve te nivelit te pare gjate kesaj periudhe.
Kundershtaret e Shqiperise ne grupin D per eliminatoret e Euro 2012 qe do te mbahet ne Poloni dhe Ukraine renditen perkatesisht Franca e 19-ta Rumania e 42-ta Bosnja e 45-ta dhe Bjellorusia e 53-ta. Nderkohe ne renditjen e vecante per UEFA-n Shqiperia gjendet ne vendin e 29-te nga 53 federata pjesemarrese. Shqiperia ne janar te vitit 2011 renditej ne vendin e 64-t ne shkurt ne vendin e 66-te ne mars ne vendin e 73-te dhe tani ne maj ne vendin e 50-te me nje permiresim pesemujor prej 14 vendesh. Franca ka mbetur ne te njejtin pozicion Rumania dhe Bosnja kane humbur nga nje vend kurse Luksemburgu ka fituar nje vend.
Per sa u perket ekipeve te grupit tone D ne eliminatoret e Euro 2012 Franca ndodhet ne vendin e 19-te Rumania 42 -1 vend Bosnje-Hercegovina 45 -1 vend Bjellorusia 53 dhe Luksemburgu 125 -1 vend. Ndeshjet e ardhshme te Shqiperise jane ajo kunder Bosnjes me 8 qershor zyrtare dhe ndeshja miqesore kunder Argjentines.
Ne renditjen boterore Spanja kryeson me 1857 pike Holanda e dyta me 1702 pike dhe Brazili i treti me 1425 pike -2 vende qe ndiqen nga Gjermania dhe ajo e Argjentines.
Kuzhe Ndeshja me Argjentinen eshte nje sfide historike
Ne nje konference shtypi te mbajtur sot ne mjediset e Federates trajneri kroat i kombetares shqiptare ka folur per perballjen me Argjentinen por edhe per ndeshjen e 7 qershorit kunder Bosnje-Hercegovines per Euro 2012. Ne lidhjen me miqesoren ndaj Argjentines Kuzhe tha se kur e kishte degjuar per here te pare ne fillim ishte gezuar por me pas kishte ndier frike. Ishte nje ndjenje e cuditshme se pari shume i lumtur qe do te luanim nje ndeshje te madhe qe do te luanim ndaj Argjentines dhe Mesit. Por si trajner jam edhe pak i frikesuar per ate cfare mund te ndodhe ne ate ndeshje. Nuk besoj se do te bejme nje ndeshje te keqe pasi mua me pelqen shume te luaj ndaj ekipeve te forta. Sidoqofte jam vertet shume i lumtur - u shpreh trajneri i kombetares. Nderkohe Kuzhe ka theksuar se kjo ndeshje eshte nje sfide historike per Shqiperine per popullin shqiptar. Duhet te dini qe une gjithnje kam deshire qe ne te luajme ndeshje pavaresisht se cili eshte kundershtari dhe koha. Por kjo eshte nje sfide historike per Shqiperine per popullin shqiptar por edhe per mua dhe futbollistet. Pra ne fillim ne nuk menduam per veshtiresite qe mund te na dalin rruges por gjithsesi them se edhe futbollistet jane shume te lumtur. Gjithsesi une dua qe te shkojme atje dhe te bejme nje paraqitje dinjitoze dhe jo qe kjo te mbetet ne histori qe dikur kemi luajtur me Argjentinen - tha Kuzhe gjate konferences per shtyp.