Andropauza ulet mosha e shfaqjes se crregullimit te meshkujt
Bisedoi Blerta Mrishaj
Meshkujt gjithnje e me shume po preken nga andropauza qe njihet ndryshe si kriza e moshes se mesme. Por ndryshe nga femrat te cilat kane informacion per menopauzen 97 e meshkujve te pyetur nuk dine asgje per andropauzen. Studimi i Institutit te Shendetit Publik tregon se meshkujt nga mosha 30 vjec kane nje ulje te testosteronit me 10 per cdo dekade. Moshat minimale jane 30 vjec dhe ato maksimale 80 vjec. Simptomat jane plogeshti keputje probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual - shprehen specialistet e ISHP-se. Ne nje interviste per standard doktori androlog Evin Dani thote se meshkujt mund te mjekohen permes hormoneve. Terapia sjell permiresim te humorit ulje te nervozizmit permiresim te cilesise se gjumit dhe jetes seksuale si dhe rritje te mases muskulare. Gjithashtu doktor Dani shpjegon edhe te rejat me te fundit qe solli konferenca EuroAziatike mbi andrologjine e mbajtur ne Tirane.
fare te rejash solli konferenca e zhvilluar mbi andrologjine ne Tirane dhe sa perqaset me mjekesine qe perdoret ketu
Nga data 14-17 prill shoqata Euroaziatike e Andrologeve te Turqise u mbajt konference shkencore ne Tirane. Kjo konference ishte ne bashkepunim me shoqaten e urologeve shqiptare. Ky takim ishte nje moment shume i rendesishem pasi u diskutuan shume tema interesante te andrologjise. Andrologjia eshte nj shkence e re dhe vetem keto 15 vitet e fundit u nda nga urologjia si nj nen dege e saj. Problematika ishte shume e gjere dhe ne vendin tone kjo eshte hera e pare qe mbahet nje kongres andrologjie ne vend. Ne kete takim u mbajten disa tema ne drejtim te operacioneve me metoda te reja te operacioneve te heqjes totale te prostates prostaktomia totale. Ku demtim kryesor eshte kanceri i prostates dhe menyra e trajtimit te tyre. Sigurisht shendetesia turke eshte shume me perpara nesh kryesisht me metodat operatore. U diskutua gjithashtu heqja e prostaktomise me robot. Nje metode kjo qe shume pak mjekesi e kane ne bote ku pacienti nuk harxhon hemorragji dhe dy dite pas operacionit eshte gati te lere spitalet. Nje teknologji shume e avancuar. Probleme te tjera preknin edhe problemin e andropauzes metodat e mjekimit menyra e konstatimit klinik. Ne lidhje me andropauzen dicka e re prekte vizitat qe duhej te kryenin pacientet qe ne moshen 50-vjec. Renia e nivelit te ciceronit apo fillimet e shenjes se andropauzes mendohej se jane mbi moshen 50-vjec mirepo ne kete konference u evidentua se mosha kufi duhet te merret mosha 50-vjec. Te rejat per sa i perket spermogrames nje analize kjo shume e rendesishme e cila percakton aftesine riprodhuese te mashkullit. D.m.th sa i afte eshte ky mashkull per te realizuar nje shtatezani ku eshte shkaku burri apo gruaja. Pasi ne momentin qe mendohet se ka probleme te infertilitetit behet analiza. Kjo spermograme qe te behet ne menyre shkencore ka edhe kriteret e veta. Ne deri tani ecnim me nje kriteret e vendosura nga OBSH-ja e cila kishte parametrat normale per te klasifikuar sperma. Ne vitin 2010 OBSH-ja nxori kritere te reja dhe arrit qe te kete ndryshime ne menyre qe te gjitha laboratoret te ecnin me klasifikim. Gjithashtu u diskutua se cila eshte e ardhmja e trajtimit te impotences seksuale. Nje nga preparatet e reja me veprime shume here me te mira eshte medikamenti staxyni. Ky preparat eshte grupi i levistres mirepo shkurton kohen e veprimit ne 10 minuta.
Trajtimit ne vendin tone i mungon teknologjia apo
Urologet tane kane pervoje shume te madhe. Mund te themi se tani kane krijuar eksperience pasi kane trajtuar shume paciente.
Ne vendin tone cilat semundje jane me problematike per meshkujt shqiptare
Te gjithe problemet jane te njejta si tek popujt e tjere. Duke qene moshe e re ne kemi nje numer me te paket te kesaj semundshmerie. Ne vendet ku mosha mesatare eshte e avancuar problemet e impotences seksuale jane te shumte. Normalisht mund te themi qe vijne qe ketu vijne 10 e popullsise qe kane probleme me impotencen seksuale. Ne kete menyre mund te themi qe nje perqindje e cila rritet mbi moshen 50 vjec.
Pak me larte permendet spermogramen si nje analize shume te rendesishme per ciftet qe duan te kene femije. Atehere a eshte e nevojshme vizita tek andrologu
Ne cift behen vizita tek andrologu pasi cifti ndihmon njeri tjetrin. Shume gjera qe nuk i thote dot mashkulli ne prezence te gruas i thote. Pjesa me e madhe vijne ne cift. Pasi femrat duna te dine se ku qendron problemi pse nuk ngelin shtatzene.
Andropauze a perben problem vuajta ne heshtje
Kjo eshte nje patologji e cila para shume vitesh nuk diskutohej shume pasi liheshin ne harrese por edhe nuk diheshin. Pasi shfaqja e ketij problemi i vishej moshes. Mirepo andropauza ka disa simptoma qe mund te ngaterrohen pasi kane keputje lodhje kane gjendje depresive. Te gjitha keto shenja nuk njiheshin dhe gjithmone i visheshin moshes. vetem keto 10 vitet e fundit kesaj ceshtje i kane hyre ne thellesi.
A ka terapi sheruese
Nje terapi zevendesuese eshte nebido i cili eshte nje nder preparatet qe perdoret ne mbare boten. Kjo eshte nje nder preparatet me te perzgjedhur. Kjo eshte nje gjilpere qe injektohet. Po te kemi nje diagnoze ekzakte nebido do te ishte nje trajtim perfekt. Per kete kerkohet qe meshkujt duhet te behen te vetedijshem te bejne vizita mjekesore tek andrologu pasi pervec andropauzes mund te behen shkak per zbulimin e semundje sic eshte edhe kanceri i prostates.