Italia kerkon ndihma qe te armatose kryengritesit libiane
Italia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të armatosë kryengritësit libianë si një përpjekje për të ndihmuar në revoltën e tyre kundër Gedafit.
Agjencia e lajmeve AFP citoi zëdhënësin e ministrisë së Jashtme Italiane, Maurizio Masari, i cili gjatë të mërkurës tha se "diskutimi për armatosjen e kryengritësve është në tryezë".
Masari theksoi se kjo formë ndërhyrje e perëndimorëve nuk është në kundërshtim me rezolutën 19/73 të Këshillit të Sigurimit, e cila lejon marrjen e të gjitha masave të nevojshme në mbrojtje të civilëve.
Komentet e zv/ministrit të Jashtëm italian vijnë ndërkohë që delegatë të “grupit të kontaktit” po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e kryengritësve mbi konfliktin në Libi.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Belgjikës tha se vendi i tij nuk e aprovon planin e armatimit, meqenëse ky i fundit nuk ishte i specifikuar në Rezolutën e OKB-së.
Guido Vestervelle, ministri i Jashtëm gjerman, është bashkuar me deklaratën e homologut të tij belg.
Ai tha se kriza në Libi nuk duhet të zgjidhet ushtarakisht.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kanadaja, Danimarka e Belgjika kanë nisur sulmet ajrore mbi Libinë që nga 19 mars.