E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA e UEFA: Neni 53 dhe Ligji i Sportit, pikat e nxehta të futbollit

Vizita 24-orëshe e FIFA-s dhe UEFA-s në Shqipëri pas heqjes së pezullimit nuk i ka dhënë zgjidhje pikave të nxehta që karakterizuan përplasjen FSHF-MTKRS. Ky ka qenë edhe konfirmimi i grupit të ndërkombëtarëve, i përbërë nga shefi i marrëdhënieve ndërkombëtare të FIFA-s, Zherom Shampanj, shefi i zyrës ligjore të UEFA-s, Marcel Benz dhe delegatja e FIFA-s, Eva Paskuer. Pas takimit që kanë zhvilluar gjatë paradites në ambientet e FSHF-së, ata janë takuar edhe me ministrin e Sporteve, Ylli Pango, dhe zv/ministrin e Ekonomisë, Florian Mima. Pasi kanë folur me dy përfaqësuesit e shtetit, të dërguarit e FIFA-s dhe UEFA-s kanë nxjerrë konkluzionin se duhet ende punë për nenin 53 të statutit të federatës, ndërkohë që qeveria pretendon 10 për qind të të ardhurave. Synimi është mbrojtja e interesave të futbollit. "Biseduam me përfaqësuesit e Ministrisë së Sporteve dhe të Ekonomisë, por ende nuk kemi arritur një pikë të përbashkët rreth nenit 53. Kemi rezerva edhe për Ligjin e Sporteve. Aty ekzistojnë nene që nuk mund t‘i pranojmë, pasi paratë e futbollit duhet të jenë pronë e njerëzve të këtij sporti dhe ato nuk duhet të shpërndahen tek ata që janë jashtë tij. Gjithsesi, mendojmë se jemi në rrugë pozitive", pohuan ndërkombëtarët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›