E Hënë, 2 Nëntor 2026

FIFA e kënaqur nga pjesëmarrja e tifozëve

FIFA ka lënë të kuptohet se është e kënaqur me numrin e tifozëve prezent në stadiumet ku janë luajtur ndeshjet e para të Kupës së Botës për Klube. Sipas qeverisë së futbollit numri i spektatorëve në shkallët e impianteve të stadiumeve në SHBA ka qenë i lartë.

Ndeshja hapëse mes Inter Majemit dhe Al-Ahly u ndoq nga 60,927 mijë spektatorë ndërsa kapaciteti i “Hard Rock Stadium” ishte 64,764. Një tjetër sinjal pozitiv në këtë drejtim FIFA e mori edhe mbrëmjen e kaluar kur në “Rose Bowl Stadium” të Los Anxhelosit ishin prezent 80,619 mijë tifozë për të ndjekur takimin mes PSG-së dhe Atletiko Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›