FIFA jep leje-aktivizimin për Mehmetin, Abrashin dhe Bashën
Një lajm shumë i mirë ka ardhur për kombëtaren e Shqipërisë disa orë para luajtjes së ndeshjes së radhës kualifikuese ndaj Sllovenisë, në fushën e kësaj të fundit. Tri forca të freskëta më shumë do të jenë në dispozicion të trajnerit De Biazi, i cili mund t’i përmbysë llogaritë e bëra për formacionin “in extremis”. Kjo për shkak se FIFA ka hapur dritën jeshile të aktivizimit me Shqipërinë të tre lojtarëve me potencial si Vullnet Basha, vëllai i Migjen Bashës, që aktivizohet në Zvicër me Sion, Amir Abrashi, që luan me Grasshopers në Zvicër, dhe Agon Mehmeti, i cili thirret për herë të parë me kuqezinjtë dhe është pjesë e Olhanense në Portugali. Dy të parët luajnë në rolin e mesfushorit, ndërsa i treti bën sulmuesin, apo sikurse njihet ndryshe në gjuhën e futbollit, “pykën”. Pra, është një sfidant i Edgar Canit në repartin e përparmë.
Kujtojmë se Basha dhe Abrashi kanë luajtur më parë me Shpresat e Zvicrës. Nga lojtarët qv ka thirrur De Biazi, i vetmi që nuk mund të luajë pvr probleme dokumentacioni është Shkëlzen Gashi. Për mesfushorin në fjalë nuk ka ardhur leja përkatëse nga FIFA.
(Panorama-sport)