E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit në “luftë” me Arsenalin për Frank Riberi

Reali i Madridit është i bindur se do të mposhtë Arsenalin në duelin për të bërë të vetin futbollistin e përfaqësueses franceze, Frank Riberi.
Arsenali ka bërë të ditur se është shumë afër kompletimit të lëvizjes së yllit francez në Kupën e Botës, por Reali është i gatshëm të dërdhë një shumë prej 26 milionë paundësh për ta hequr atë nga duart e trajnerit të "Topcinjve" Arsen Venger.
Bosi i ri i madrilenëve, italiani Fabio Kapelo është një tifoz i madh i 23-vjecarit që u aktivizua sezonin e kaluar me Olimpikun e Marsejës, ndërsa në luftë për pasuesin e Zidan është edhe kampionia e Francës, Olimpik i Lionit që dëshiron ta blejë anësorin Riberi në shumën prej 20.75 milionë stërlina.
Arsenali ëshët i gatëshëm të paguajë një shumë prej 10 milionë paundësh, ndërkohë që Mancester Junaitid në muajin qershor bëri ofertën e tij në shumën 9 milionë paundë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›