E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me ish- te perndjekurit Heqja e vizave beteje e fituar

Vendimi per heqjen e vizave eshte nje beteje qe e kemi fituar se bashku. Keshtu u shpreh kryetarja e kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli gjate nje takimi me ish- te burgosurit dhe te persekutuarit politike gjate periudhes se rregjimit komunist. Ajo tha se vendimi historik i 8 nentorit eshte rezultat i reformave te cilat gjate rruges se realizmit te tyre kane ndeshur dhe pengesa.

Kemi bere reforma te guximshme. Ndoshta shume te tjere nuk e imagjinonin se vertet do te vinte dita qe ne do te drejtoheshim me dinjitet do te ishim te lire per te shkuar ne ato vende ku secili prej jush ka nje familjar. Padyshim qe gjate rruges ka pasur pengesa ka pasur perpjekje nga dikush qe nuk donte te vinte kjo dite. Jane perfaqesues te atij blloku qe keto I terhoqem me litare pas makinave dhe ne lsquo90 tha Topalli.

Takimi me ish- te persekutuarit vjen menjehere pas takimit qe kryetarja e kuvendit pati me te rinjte ku ne fokus ka qene liberalizimi i vizave dhe reformat e ndermara nga qeveria.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›