Bogdani ndihet i lodhur refuzon ftesen e Kombetares

Pasi ka biseduar me ndihmesit e drejtuesit te stolit kuqezi ne FSHF sulmuesi kuqezi ka kerkuar te mos jete i pranishem ne ndeshjen ne Korce duke nxjerre si justifikim faktin se ndihet i lodhur prej ngarkeses se madhe fizike qe prej fillimit te sezonit.
Megjithate ai theksoi se do ta shfrytezonte mesjaven e ardhshme per tu perqendruar vetem te ekipi i Cezenes qe lufton per mbijetesen ne Serine A italiane. Prej startit te sezonit nuk kam bere asnje moment pushim dhe natyrisht qe ne keto momente po e ndiej pak lodhjen deklaroi 33-vjecari qe gjate ketij kampionati ka gjetur tri here rrugen e rrjetes ne kampionat. Objektivi im eshte qe te rikuperoj sa me shpejt qe te jete e mundur formen optimale kam hequr dore nga grumbullimi ne Kombetare per ndeshjen miqesore kunder Maqedonise ne menyre qe te jem i perqendruar vetem te Cezena.
Mungesa e Bogdanit do ti jape mundesi trajnerit Kuzhe qe te testoje Edmond Kapllanin si partner te Hamdi Salihit ne repartin ofensiv. Kjo ben qe per sfiden me vendin fqinj te kete me teper hapesira per debutimin e sulmuesit te Vorskla Poltaves Ahmed Januzi apo per lojtarin e Dinamos Elis Bakaj. Gjithsesi refuzimi i Er-Bomber mund te cilesohet nje minus per kuqezinjte qe te merkuren e ardhshme kerkojne me patjeter fitoren per tu paraqitur ne menyren me te mire ne ndeshjen e pare nderkombetare qe zhvillohet ne Korce stadiumi pritet te jete i mbushur me te gjithe kapacitetin edhe prej cmimeve popullore te biletave por edhe per te harruar shpartallimin 2-0 ne Minsk perballe Bjellorusise pas nisjes shume te mire te kualifikueseve ne Euro 2012.
Gjithsesi zgjedhja e Bogdanit mund te cilesohet e arsyeshme. Te merkuren ai luajti 90 minuta ne fitoren 1-0 qe Cezena regjistroi perballe Lacios ndersa neser te shtunen sulmuesi do te jete i impenjuar ne transferten e veshtire ne fushen e Fiorentines.
Pavaresisht ndryshimeve taktike qe priten nga trajneri Fikadenti sulmuesi shqiptar do te jete nje prej titullareve te paket qe nuk do te bejne pushim as ne kete ndeshje. Bogdani shtoi Me ngjeshjen e takimeve lodhja po ndihet por ne momentin qe zbres ne fushen e lojes e harroj ngarkesen fizike dhe mendoj vetem qe te paraqitem mire per ti sherbyer Cezenes. Fitorja kunder Lacios ishte mjaft e rendesishme per te nderprere serine e rezultateve negative dhe per tu rikthyer te tri piket ne kampionat te cilat na mungonin prej perballjes me Lecen. Tashme do te udhetojme drejt Firences per te luajtur sa me mire ne kete sfide kunder Fiorentines duke e ditur se perballemi me nje kundershtar shume te forte por qe gjithsesi e njeh dhe e ka te qarte potencialin tone. Me shpirtin e gares qe kemi shfaqur gjate ketyre javeve te fundit jemi te bindur se mund te luajme si te barabarte perballe cdo skuadre pavaresisht emrit te saj.