FIFA, shtëpi e skandaleve

Kur është fjala për hallakamë, Sepp Blatter dhe bashkëpunëtorët e tij në FIFA janë kampionë absolutë.
Vetëm 12 muaj pas vendimit të shkëlqyeshëm që Katari të jetë nikoqir i Kampionatit botëror, presidenti i mrekullueshëm i FIFA-s ka arritur që sërish të mbajë veten dhe organizatën që drejton në qendër të vëmendjes.
Në paragrafin e sipërm ka pak sarkazëm. Shikoni nëse mund ta vëreni. Akuzat për korrupsion në shkallët më të larta u bënë të zakonshme në “familjen e futbollit” që dëmtoi rëndë imazhin e saj gjatë vitit 2011.
Dyshja Mohamed Bin Hammam dhe Jack Warner u suspenduan më herët nga komiteti etik i FIFA-s për dhënien e ryshfetit për zyrtarët e futbollit në Karaibe. Ndërsa, Blatter u zotua se “do të pastrojë imazhin e FIFA-s”. I urojmë punë të mbarë.