E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA vendim per skandalin e votes

FIFA ka pezulluar dy anetaret e Komitetit Ekzekutiv te saj te cilet u perfshine ne nje skandal ne lidhje me organizimin e Boterotit 2018 dhe 2022. Presidenti i Konfederates se Oqeanise Reynald Temarii dhe presidenti i Federates Nigeriane te Futbollit Amos Adamu jane pezulluar respektivisht dhe 3 dhe nje vit nga cdo aktivitet i FIFA-s.

Dy funksionaret e larte te qeverise boterore te futbollit u denoncuan nga e perditeshmja britanike Sunday Times e cila nepermjet gazetareve kishte dokumentuar me pamje gadishmerine e tyre per te shitur votat ne kembim te parave per te favorizuar nje nga vendet kandidate per te marre organizimin e Kupes se Botes. Po ashtu Tamarii dhe Adamu jane gjobitur nga Komisioni i Etikes ne FIFA me perkatesisht me 10 dhe 5 mije franga zvicerane.

Nderkohe ky komision ka zhveshur nga akuzat dy kandidaturat per organizimin e Boterorit 2018 dhe 2022 Spanje-Portugali dhe Katarin te cilat akuzoheshin se kishin bere nje pakt reciprok per te orientuar votat ne favor te tyre. FIFA-s do te percaktoje vendet qe do te organiozojne kompeticionin me te rendesishem te futbollit boteror gjate mbledhjes se saj qe do te mbahet me 2 dhjetor ne Nion te Zvicres.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›