E Diel, 1 Nëntor 2026

Lets have sex ne Teatrin Kombetar

Lets have sex nuk eshte titull i nje programi erotik por nje titull i nje vepre teatrale te shkruar nga dramaturgu rus Valentin KRASNOGOROV e shkruar ne vitin 2003 por qe deri me tani eshte perkthyer dhe vene ne skene net e pakten 12 vende. Vepra mjaft e guximshme sin e titull por edhe ne permbajtje vjen ne skene e teatrit kombetar nga nje grup aktoresh te rinj me regjine e Elma Dorezit. Nje komedi gri ku nuk ka vetem te qeshura por edhe reflektim mbi jeten familjare marredheniet mes gjinive trajtuar pa doreza dhe artefica.

Pjese e cila prek dramen familjare prek tabute pjesa ka dhe nje surprize e cila do te jepet ne fund te shfaqes thote Elma Dorezim regjisore. Personazhet e itnerpretuar nga Devis Muka Marsela Lena Cubi Metka Klodian Hoxha dhe Lisa Kujofsa jane ne nje vallzim zinxhir nderveprues.

Sapo nje marredhenie konsumohet persa i perket skenes hyrja e personazhit tjeter e le te paperfunduar ate skene dhe e vazhdon me tej dhe keshtu vazhdon gjate gjithe pjese deri ne finalen e saj shprehet Devis Muka aktor.

Regjisorja dhe aktoret premtojne per nje suprize gjate shfaqjes te cilen nuk deshirojne te zbulojne me pare ne asnje menyre duke aluduar per skena erotike prezente ose jo gjate shfaqjes. Skenografia nga Drin iShehu dhe kostumet e Edlira Qyshkes jane ne dispozicion te idese se nje komedie mjaft provokuese. Te gjithe ne kete pjese te cuditshme dhe absurde flasin dhe mendojne vetem per seksin.

Titulli i guximshem Le te bejme seks con ne keqkuptime te vazhdueshme. Eshte e komplikuar tragjike por dhe shume argetuese. e gjithe pjesa eshte e strukturuar si ne rreth me dialogje. Karakteret udhehiqen nga ndjenjat me te forta te emocioneve njerzore vetmia dhe deshira e zjarrte per dashuri deshira per tju larguar problemeve dhe diskutojne ne menyre ironike per argumentin e tyre te preferuar. Komedia Le te bejme sex vjen ne skene sonte dhe do te rikthehet serish me date 22 nentor ne kuader te festivalit teatror te te rinjve.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›