FIFAPro, 11 spanjollë të nominuarNë listë është përfshirë edhe kandidati kryesor për të gjitha çmimet e vitit, argjentinasi Lionel Messi dhe rivali i tij, portugezi Cristiano Ronaldo.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Surpriza për çmimin FIFAPro ËORLD XI që do të jepet më 21 dhjetor në Zurih. Nga 55 lojtarët e përzgjedhur në listën përfundimtare, ky çmim votohet nga vetë lojtarët e skuadrave, 11 prej tyre janë të kombëtares spanjolle, duke përbërë edhe të veçantën. Një formacion i tërë nga gadishulli Iberik është përzgjedhur për të qenë pjesë e garës së ardhshme, ku ka edhe një numër të madh të lojtarëve të Barcelonës, Realit dhe Valencias. Në listë është përfshirë edhe kandidati kryesor për të gjitha çmimet e vitit, argjentinasi Lionel Messi dhe rivali i tij, portugezi Cristiano Ronaldo. Casillas, Reina, Sergio Ramos, Piqué, Puyol, Iniesta, Xavi, Xabi Alonso, Cesc, Torres dhe Villa, janë të nominuarit për këtë çmim.
Numri i klikimeve - 187
E Premte, 20 Nentor 2009