E Enjte, 5 Nëntor 2026

FINLANDË – Baerbock: BE duhet të vazhdojë me sanksionet ndaj Rusisë

FINLANDË, 14 qershor /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka bërë thirrje për miratimin e shpejtë të paketës së re të sanksioneve të propozuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, edhe pse Berlini akuzohet se ka penguar miratimin e saj.

“Për qeverinë gjermane është absolutisht e qartë se ne si Bashkimi Evropian duhet të vazhdojmë me presionin e sanksioneve kundër Rusisë”, tha sot Baerbock në një takim të ministrave të Jashtëm të shteteve baltike, në Finlandë.

Ajo tha se Ministria e Jashtme Gjermane po punonte për të arritur një konsensus për një raund tjetër të sanksioneve.

Për herë të parë, BE ka planifikuar të vendosë sanksione të rrepta kundër industrisë së gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Rusisë me vlerë miliarda dollarë.

Baerbock tha se paketa duhet të fokusohet gjithashtu në rolin e luajtur nga vende të tilla si Bjellorusia në ndihmën e Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

Por, diplomatët në Bruksel thanë këtë javë se ishin shqetësimet dhe kërkesat gjermane për ndryshime që po vononin marrëveshjen për sanksionet.

Berlini po bën thirrje për një rregullore të planifikuar – në mënyrë që filialet që janë përgjegjëse në rast të shkeljeve – t’u kufizohen mallra të caktuara ose anulohen krejtësisht, mes frikës së dukshme se kompanitë gjermane mund të bëhen përgjegjëse për shkeljet e sanksioneve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›