E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FISHË TEKNIKE – Lista e personaliteteve të emëruara nga Trump

UASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-AFP/ – Më poshtë gjendet lista e personaliteteve kryesore të përzgjedhura për momentin nga presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump për të formuar qeverinë dhe entourage-in e tij në Shtëpinë e Bardhë:

  • Robert F. Kennedy Jr, avokat mjedisor: Ministër i Shëndetësisë.
  • Marco Rubio, Senator nga Florida: Sekretar Shteti.
  • Matt Gaetz, i zgjedhur nga Florida: Ministër i Drejtësisë.
  • Todd Blanche dhe Emil Bove, avokatë personalë të Donald Trump: deputetë në Departamentin e Drejtësisë.
  • Pete Hegseth, ish-ushtar dhe prezantues i Fox News: Ministër i Mbrojtjes.
  • Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy, biznesmenë: në krye të një “Komisioni të ri të Efektivitetit të Qeverisë”.
  • Mike Waltz, i zgjedhur nga Florida: Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
  • Tulsi Gabbard, ish-zyrtare e zgjedhur demokrate: Drejtore e Inteligjencës Kombëtare.
  • John Ratcliffe, ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare: kreu i CIA-s.
  • Kristi Noem, Guvernatore e Dakotës së Jugut: Ministre e Sigurisë Kombëtare.
  • Tom Homan, ish-drejtor i kontrollit kufitar (ICE): shef i kufirit dhe përgjegjës veçanërisht për politikat e dëbimit.
  • Susie Wiles, menaxhere e fushatës së Trump: shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
  • Elise Stefanik, e zgjedhur nga Nju Jorku: ambasadore në OKB.
  • Mike Huckabee, ish-guvernator i Arkansas: ambasador në Izrael.
  • Lee Zeldin, ish-zyrtar i zgjedhur i Nju Jorkut: drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).
  • Stephen Miller, këshilltar i ngushtë i Donald Trump: zëvendësdrejtor i zyrës së tij.
  • Doug Collins, ish-zyrtar i zgjedhur nga Gjeorgjia: Ministër i Çështjeve të Veteranëve.
  • Doug Burgum, Guvernator i Dakotës së Veriut: Ministër i Brendshëm (përgjegjës për menaxhimin e parqeve kombëtare)./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›