FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË KONGRESIN E TRETË TË MISIONARËVE TË PAJTIMIT.

30 mars 2009
I nderuar zoti Marku,
Të nderuar zonja e zotërinj,
Natyrisht vlerësimi i parë është për ju, për misionin tuaj fisnik, i cili nuk ka rreshtur dhe nuk po rresht drejt misionit për të lehtësuar sado pak këtë plagë të rëndë sociale të shoqërisë tonë. I bindur dhe duke ju bindur me fjalën time që ju nuk do të mbeteni vetëm, por do të jeni bashkërendues të politikave të shtetit shqiptar, i cili sikurse e tha dhe zoti Marku, kësaj jave është në përmbushje të një evenimenti historik për Shqipërinë. Më datë 4 prill Shqipëria bëhet vend me të drejta të plota anëtar i NATO-s dhe padyshim ne sot po diskutojmë një çështje mjaft të rëndësishme që ka të bëjë shumë dhe me këtë eveniment, sepse të jesh një vend i NATO-s në radhë të parë do të thotë të jesh një vend i sigurtë dhe të jesh një vend i sigurtë do të thotë që çdo qytetar i tij të ndjehet i sigurtë në një vend me paqe dhe me siguri. Unë padyshim që vlerësoj takimin tuaj e inkurajoj atë dhe duke dashur që të bëj komentet e mia, janë komentet e Institucionit të Presidentit dëshiroj tju ftoj që të jemi bashkërendues jo në iniciativa të izoluara, jo iniciativa të cilat etiketohen në mjaft raste si të pashpresa! Përkundrazi jam këtu për t’ju inkurajuar në iniciativa, por dhe në bashkëpunimin institucional në mënyrë që këto iniciativa të mos mbeten të izoluara, por të jenë të bashkërenduara në funksion të vendosjes së shtetit ligjor.
Të nderuar drejtues të Kongresit të Misionarëve të Pajtimit,
Zonja e zotërinj,
Gjakmarrja dhe vetëgjyqësia në përgjithësi është një nga temat që prej kohësh ka sjellë drama dhe tragjedi të shumta në shoqërinë tonë: jetë të humbura, fëmijë pa prindër, mungesë arsimimi e dijesh, ekonomi të rrënuara, femijë të privuar nga kënaqësi të moshës, fundosje të statusit familjar e deri në eleminime të familjeve të tëra.
Aktualisht gjakmarrja është një nga fenomenet më të rënda në të cilën përfshihet pothuaj i gjithë territori i Shqipërisë, e ku zona e Veriut vazhdon të jetë më e prekura.
Janë me dhjetëra familjet e ngujuara nga kërcënimi i vrasjeve me motive gjakmarrjen. Po kështu ka shumë fëmijë, sidomos të moshave 14 – 20 vjeç, që nuk mund të marrin pjesë në procesin edukues, nuk mund të shkollohen nga frika e hakmarrjes; janë të shumta gratë që duhet të kryejnë punët më të vështira dhe vuajnë shpirtërisht duke parë familjen e ëndrrave të tyre teksa vyshket nën këtë peshë absurde.
Nuk është e tepërt të theksoj se fenomeni i gjakmarrjes është i papranueshëm në formë dhe përmbajtje. Format e deformuara të kodeve të vetëorganizimit fisnor të periudhës parashtetërore, duhet ta humbasin me shpejtësi terrenin përballë një shteti demokratik dhe të integruar në familjen evropiane. Kjo situatë dhe mungesa e një strategjie dhe koordinimi kombëtar në lidhje me gjakmarrjen është një çështje e përfshirë në raportet ndërkombëtare kritike për Shqipërinë, por edhe një aspekt kritik i mediave të huaja ndaj vendit tonë.
Institucionet shtetërore, vazhdimisht, paraqesin të dhëna mbi gjakmarrjen dhe shtrirjen e saj, por unë mendoj se kjo është e pajustifikueshme dhe e pamjaftueshme. Shteti shqiptar është shtet i së drejtës, shtet i bazuar në ligje dhe kushtetutë dhe si i tillë, çdo institucion përbëres i tij ka detyrim të përmbushë tërësisht kërkesat kushtetuese, ku e drejta për jetën, për lirinë dhe për një proces të rregullt ligjor përbën edhe thelbin e tyre.
Është shqetësuese, gjithashtu, mungesa e statistikave të koordinuara, mungon një platformë konkrete, në afate dhe synime të qarta, për kordinimin e aktivitetit dhe përpjekjeve ndërinstitucionale kundër gjakmarrjes dhe mbi të gjitha, kundër faktorëve që lindin apo ushqejnë gjakmarrjen. Për më tepër, shumë shqetësuese mbeten tentativat spekulative për të rritur artificialisht shifrat e familjeve të prekura nga gjakmarrja, si përpjekje për sigurimin e më shumë financimeve apo tërheqjen e vëmendjes së shtypit e medias vizive. Natyrisht, meritojnë vlerësim ato shoqata e organizma që u vijnë në mbështetje viktimave të gjakmarrjes dhe ngujimit, por gjithsesi kjo nuk mjafton dhe nuk mund të jetë zgjidhje. Më e rëndësishme se trajtimi i viktimave të gjakmarrjes, është parandalimi i tij si fenomen, i cili është futur në një shtrat kronik.
E vërtetë është, që situata aktuale në krahasim me vitet e kaluara, paraqitet relativisht më pak problematike, por duhet pranuar që mbetet në nivele shqetësuese.
Unë gjykoj se ne kemi nevojë për një vlerësim të ri të fenomenit, të përmasave të tij, faktorëve që e nxisin apo promovojnë atë dhe masave që duhen ndërmarrë për ta luftuar këtë fenomen. Çdo institucion ligjor e kushtetues ka përgjegjësi dhe detyra konkrete të caktuara nga ligji integral i tyre. Duke bërë secili punën e vet dhe duke bashkëpunuar me institucionet e tjera ne mund të krijojmë një rrjet informimi dhe veprimi, të gatshëm për të vënë në shënjestër afatshkurtër dhe afatgjatë fenomenin e gjakmarrjes dhe burimet e lindjes apo nxitjes së tij.
Shteti ka detyrë eskluzive të zbatojë ligjin ndaj kujtdo që vret, kujtdo që sulmon jetën dhe lirinë e tjetrit apo kujtdo që kërcënon jetën e tjetrit. Kjo përgjegjësi është në radhë të parë e Policisë së Shtetit, e organeve të drejtësisë dhe e pushtetit vendor. Një rol të rëndësishëm kanë edhe institucionet e tjera ekzekutive, ministritë e linjës, komunitetet fetare, shoqëria civile dhe mediat. Veprimi i kordinuar në afate me kontributin e të gjitha institucioneve, përfshirë parlamentin, qeverinë, organet e sigurisë kombëtare, pushtetin vendor dhe drejtësinë duhet të jetë kryefjala e aktivitetit tonë në këtë drejtim.
Nëntorin e kaluar, me këtë shqetësim dhe preokupim, kam thirrur mbledhjen e Këshillit Koordinues në Luftën Kundër Gjakmarrjes. Kjo mbledhje propozoi detyra konkrete për të gjitha institucionet anëtare të këtij Këshilli, me qëllim organizimin dhe garantimin më të mirë të masave në luftën kundër gjakmarrjes në luftën që duhet të bëjnë organet shtetërore dhe institucioneve të tjera shoqërore, kundër këtij fenomeni mjaft shqetësues. Brenda një kohe mjaft të shkurtër, do të thërras mbledhjen e ardhshme të këtij Këshilli, në të cilën do të diskutohet në terma konkretë dhe, shpresoj, të miratohen masa konkrete për koordinimin e aktiviteteve dhe përpjekjeve ndërinstitucionale kundër gjakmarrjes, dhe mbi të gjitha kundër faktorëve që lindin apo ushqejnë gjakmarrjen dhe shtrirjen e saj.
Ndërtimi i shtetit ligjor, shtetit të së drejtës, është elementi bazë për të luftuar këtë dukuri. Proceset integruese në strukturat e NATO-s dhe BE-së, nuk mund të anashkalojnë përballimin e kësaj sfide dhe shërimin e plagëve të saj si dhe rritjen e standarteve ligjore e demokratike në lartësinë e familjes europiane, pjesë e së cilës duam të jemi sa më shpejt. Ky problem i cili është sa i thellë edhe kompleks. Problemi i shtrirë sa në retrospektivën e largët kohore, historike por i parë në mënyrë frekuente edhe në ditët e sotme. Sigurisht i deformuar nga ai që konsiderohet si ligji i kanunit përbën atë që ju me të drejtë zoti Marku e trajtuat në fjalën tuaj, përbën atë që konsiderohet një shqetësim shoqëror, përbën atë që konsiderohet një shqetësim i institucioneve por edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë sepse sfidat integruese anëtarësimi i Shqipërisë që mbas NATO-s ju siguroj që me hapa të shpejta do të jetë edhe drejt Bashkimit Evropian patjetër duhet të harmonizohet me përpjekjet e të gjithëve. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të orientohemi tek dominanti i shoqërisë tonë. Dominanti i shoqërisë tonë është pikërisht ndërtimi i standardeve të shtetit ligjor. Pra mesazhi im sot për ju është bashkëpunim sa më i frytshëm, sa më i rëndësishëm me strukturat e shtetit duke filluar me Institucionin e Presidentit të Republikës, me parlamentin, me qeverinë, me institucionet e pushtetit vendor, me policinë e shtetit dhe të gjithë të koordinohen rreth qëllimit të përbashkët. Problemi i gjakmarrjes sikurse u tha është një problem që trashëgohet natyrisht edhe duke u deformuar gjatë rrugës, por produkti i tij mbetet krimi, mbetet izolimi i familjes, mbetet ai i edukimit të fëmijëve, mbetet pikërisht ajo krizë, e cila prek drejtpërdrejtë familjet e ngujuara e të prekura nga fenomeni i hakmarrjes.
Unë mendoj që ky është problem kaq kompleks, kaq i gjerë në diskutim, por besoj të them dhe të jem në një fjalë relativisht i kufizuar. Ne duhet patjetër që në bashkërendim edhe me institucionet e shoqërisë civile ku një rol të padiskutueshëm ka media, kanë analistët, kanë psikologët, kanë profesorët që në debatet publike duhet patjetër, që jo thjesht të konstatojnë atë që vjen nga gjakmarrja, por duhet që të japin dhe rrugët e daljes nga ky fenomen i cili e gërryen në mënyrë latente shoqërinë tonë.
Kështu që jemi të gjithë së bashku dhe është shumë e rëndësishmë që nga ky takim të dalim me mesazhe bashkëpunimi dhe optimizmi. Unë ju siguroj që çdo ditë ne punojmë që të forcojmë shtetin ligjor, çdo ditë të inkurajojmë forcat e policisë dhe është shumë i freskët rasti i dy policëve të vrarë në qarkun e Kukësit dhe kur preket uniforma e policisë, ju mund të përfytyroni vetë që krimi nuk ka absolutisht asnjë lloj kualifikimi, ai godet kudo. Kjo është hapësira për të thënë që askush nuk do ta ndjejë veten të sigurtë, por duhet të projektojë situatën duke u futur në hallet e tjetrit, duke u futur në botën psikologjike të fëmijëve të cilët privohen nga e drejta për të gëzuar jetën, sidomos në adoleshencë dhe ku do ta kërkojnë mbështetjen e tyre. Atë do ta kërkojnë tek shteti, tek insitucionet dhe gjëja më e mirë në këtë moment që është shumë më kërkues për Shqipërinë, është që të gjithë së bashku juve që jeni përfaqësues e këtij misioni kaq të rëndësishëm të vendosni dhe të rivendosni, të intensifikoni kontaktet me të gjithë organet e shtetit pa asnjëlloj përjashtimi se kjo është një plagë që atakon vetëm një institucion, kjo është një plagë që atakon të gjithë institucionet prandaj duhet të jemi të gjithë bashkëpunues dhe mesazhi im është bashkëpunim dhe vetëm bashkëpunim. Vetëm nëpërmjet një harmonie dhe bashkërendimi të veprimeve tona do të bëjmë të mundur që kjo plagë të izolohet? përfundimisht dhe qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë të ndjejnë që kanë kujdesin e shtetit dhe të ndjejnë që do të jenë qytetarë me të drejta të Evropës ku ne dëshirojmë që të integrohemi sa më shpejtë.
Ju faleminderit!