Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare dyditore në Mbretërinë e Danimarkës.

31 mars 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Mbretërinë e Danimarkës, në krye të një delegacioni të gjerë të përbërë nga deputetë, përfaqësues të biznesit shqiptar, anëtarë të kabinetit, etj.
Gjatë qëndrimit në Kopenhagen, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmusen, Kryetarin e Parlamentit danez, Thor Pedersen, si dhe një sërë personalitetesh të larta të Mbretërisë së Danimarkës. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi i Shqipërisë në NATO, aplikimi nga vendi ynë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, liberalizimi i vizave me BE-në, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare, do të jenë disa prej temave ku do të përqendrohen bisedat në këto takime.