FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË VIZITËN NË REGJIMENTIN KOMANDO.
7 gusht 2007
Zall-Herr
Ministër Mediu!
Gjeneral Hoxha!
Të nderuar Gjeneralë!
Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë!
Të nderuar pjesëmarrës!
Jo rastësisht, vizitën time të parë në strukturat e F.A si President i Shqipërisë, e bëj në një nga njësitë elitë të Forcave të Armatosura, këtu në Regjimentin Komando. Erdha këtu në respekt të Kushtetutës për të ndarë me ju, personelin ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura, si përpjekjet dhe arritjet e pamohueshme, ashtu edhe shqetësimet dhe përgjegjësitë tona për përmbushjen e objektivave madhorë që kemi përpara.
Si ish Parlamentar, mund t’ju them se e kam ndjekur me vëmendje të veçantë progresin e institucionit tuaj të mbrojtjes, dhe ju kam admiruar për dinjitetin, përkushtimin, dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm aktiv brenda dhe jashtë vendit. Tani, si Komandant i Përgjithshëm, përveç se ndjej më shumë admirim dhe krenari, ndjej njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi dhe angazhim për përmbushjen me sukses të të gjitha funksioneve që më atribuohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar ushtarakë,
Në vlerësimin tim, reforma në fushën e mbrojtjes ka qenë ndër reformat më të suksesshme të sistemit të sigurisë kombëtare. Kjo për shumë arsye, por mbi të gjitha, e bazoj këtë vlerësim në faktin se në rradhët tuaja ka më shumë përkushtim e disiplinë, ka më shumë mirëkuptim dhe këmbëngulje, ka më shumë përgjegjshmëri e organizim, po ka gjithashtu edhe më shumë thjeshtësi e modesti, cilësi që unë i kam për zemër dhe i admiroj personalisht.
Me këtë vlerësim në mëndje, nën autoritetin e Kushtetutës dhe të ligjit, unë do t’ju mbështes pa asnjë hezitim në zbatimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura. Së pari, unë do të mbështes objektivin tuaj madhor për zhvillimin e një force të motivuar tërësisht profesioniste 2010, jo thjesht në këndvështrimin sasior e numerik të saj, por në rradhë të parë në cilësi e vlera profesioniste në interes të përmbushjes së misioneve dhe kërkesave të taksapaguesve shqiptarë me shërbimet më komplekse të sigurisë që i njeh ligji, në tokë, në ajër apo në det. Së dyti, do të mbështes përpjekjet tuaja që kjo forcë profesioniste të jetë e motivuar dhe moderne duke i alokuar burime të mjaftueshme financiare prej 2% të GDP duke filluar nga viti 2008. Dhe së treti, unë do t’ju mbështes në zhvillimin e një forcë të armatosur të pajisur, të trajnuar dhe të ndërveprueshme që ta adresojë vendin drejt integrimit të merituar në Aleancën Euro Atlantike.
Më lejoni që të inkurajoj fuqimisht progresin e bërë në konsolidimin e mëtejshëm të njësive të tilla model që e kanë treguar vehten si Regjimenti Komando, Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe njësitë e tjera të deklaruara në NATO, që sot janë të afta të kryejnë misione të vështira jo vetëm anembanë vendit, por edhe matanë kontinentit tonë, me efektivitet të shkëlqyer, me kosto relativisht të ulët dhe disiplinë të admirueshme. I përshëndes përzemërsisht komandantët dhe ushtarët e këtyre njësive për misionet e suksesshme që kanë përmbushur.
Me këtë rast, pa asnjë mëdyshje, përgëzimi im ju adresohet të gjithë atyre ushtarakëve shqiptarë që janë në mision jashtë Atdheut, atyre që mbi interesat personalë përcjellin mesazhet e paqes dhe të miqësisë, në interes të Detyrës, Nderit dhe Atdheut. Ju uroj të gjithë atyre dhe familjeve të tyre, shëndet të plotë dhe mision të mbarë kudo ku janë dhe përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë tonë të përbashkët.
Të nderuar pjesmarrës,
Ajo që unë dua të theksoj si shumë të rëndësishme, që na bën të gëzojmë dhe njëkohësisht të reflektojmë të gjithëve, është se aktualisht vendi ynë ndodhet në periudhën më vendimtare të procesit të integrimit në NATO. Megjithë sukseset e arritura, jam i mendimit se faza në të cilën ndodhemi kërkon më shumë reflektim dhe krijimtari, më shumë përgjegjshmëri dhe përkushtim, organizim dhe koordinim më perfekt, përzgjedhje dhe ekspertizë më të kualifikuar, pra me një fjalë, kërkon atë që ju ushtarakët e quani përpjekje vendimtare.
Me këtë rast, dëshiroj të kem mirëkuptimin tuaj, dhe nëpërmjet jush, të gjithë personelit dhe stafit që ju drejtoni, në nivel strategjik, operacional apo taktik, se puna për të marrë një ftesë në Samitin e Bukureshtit duhet të vazhdojë me ritme më të shpejta, duke u shkundur nga rutina e përditshme dhe duke e pozicionuar vetveten cilësisht. Unë ju ftoj të gjithëve, që asnjë nuk është i përjashtuar, përkundrazi secili është i ftuar për të vendosur gurin e vet në ndërtesën e përbashkët të integrimit; të gjithë jeni të vlefshëm, për të gjithë kemi nevojë.
Së fundi, por jo për nga rëndësia, më lejoni të inkurajoj të gjithë të rinjtë shqiptarë që i shikojnë Forcat e Armatosura si një profesion të nderuar për të ardhmen e tyre. Të jesh anëtar i Regjimentit Komando apo i Brigadës së Reagimit të Shpejtë nuk është e lehtë, por se kjo është përzgjedhja e pasionit juaj të ushtarakut profesionist modern. Përkushtimi e tempi ushtarak që ju keni demonstruar në stërvitje e mision, shpirti i kolektivitetit dhe miqësia ushtarake që ju keni sprovuar e kalitur në garnizon, janë cilësi që gjënden rallë në mjedise të tjera. Ju admiroj dhe ju inkurajoj t’i forconi më tej këto tipare pozitive të shpirtit shqiptar në shekuj.
Të nderuar ushtarakë,
Në mbyllje, si Komandant i Përgjithshëm, gjej rastin t’ju përcjell mesazhin më të mirë të mirënjohjes, të inkurajimit dhe të mirëkuptimit, duke ju premtuar se do të jem pranë jush në mbështetje të rritjes së motivimit dhe të përkujdesjes suaj të veçantë e të merituar nga shteti shqiptar.
Punë të mbarë!