Presidenti Topi pret klerikët më të lartë të komuniteteve fetare në vend.
8 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në takime të veçanta kortezie klerikët më të lartë të komuniteteve fetare në vend.
Presidenti Topi takoi në fillim Fortlumturinë e Tij Anastas, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse shqiptare; më pas Haxhi Selim Muçën, Kryetar i Komunitetit Mysliman shqiptar dhe Baba Haxhi Reshat Bardhin, Kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Klerikët e lartë shprehën shqetësimet lidhur me kthimin e pronave tyre nga shteti dhe vështirësitë financiare që hasen nga komunitetet përkatëse. Gjatë këtyre takimeve krerët e lartë fetarë gjetën mirëkuptimin e plotë të Presidentit Topi, i cili ka vlerësuar lart harmonine dhe tolerancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi.
Presidenti Topi, shumë shpejt do të zhvillojë gjithashtu edhe një takim me Imzot Rrok Mirditën, Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, i cili për shkak të angazhimeve të tij aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri.