E Diel, 1 Nëntor 2026

FJALA E PRESIDENTIT TOPI ne Debatin e Pergjithshem te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

23 shtator 2010

Zoti President
Te nderuar Shkelqesi
Zonja dhe Zoterinj

Eshte nje nder i vecante per mua ti drejtohem sot Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Deshiroj zoti President tJu uroj per zgjedhjen Tuaj ne kete post te rendesishem. Pervoja juaj dhe angazhimi i deritanishem me forcon bindjen se do te coni me tej arritjet konkrete te paraardhesit tuaj. Shqiperia do tJu mbeshtese plotesisht gjate permbushjes se mandatit tuaj. Kam rastin te shpreh vleresimin tone te vecante per Sekretarin e Pergjithshem per perpjekjet e tij te vazhdueshme per te gjalleruar rolin global te Organizates se Kombeve te Bashkuara si dhe per te reformuar kete organizate te rendesishme.

Zoti President

Shqiperia mendon se roli i OKB-se mbetet i fuqishem koherent dhe i pazevendesueshem ne qender te nje dinamizmi global efektiv. Ai duhet te forcohet duhet te mbeshtetet ne sfidat e tij per nje bashkepunim nderkombetar te hapur per nje paqe dhe siguri te qendrueshme per nje zhvillim te pandalshem dhe per nje standard te respektit per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore.

Sot jetojme ne nje bote globale te nderlidhur dhe te ndervarur ku shtetet dhe kombet ndihmojne dhe mbeshtesin njeri-tjetrin per te gjetur pergjigje gjitheperfshirese ndaj problemeve te perbashketa dhe sfidave te reja me te cilat perballet bota. Multilateralizmi mbetet perparesi per mbare bashkesine nderkombetare. Ne kete kontekst nje OKB e reformuar e riperterire dinamike e fuqishme dhe efikase perben nje domosdoshmeri ne procesin e nderlikuar te qeverisjes globale. Ne kete rruge bashkepunimi te qeverisjes globale roli i OKB-se eshte i pazevendesueshem sidomos ne drejtim te perdorimit te burimeve njerezore dhe materiale.

Zhvillimet e vrullshme boterore pasojat pozitive dhe negative te te cilave ndikojne patjeter ne perballjen me sfidat per te ardhmen duhet te trajtohen me kujdes e perparesi. Axhenda sfiduese e Kombeve te Bashkuara duhet te fokusohet ne forcimin e paqes dhe sigurise luftes kunder terrorizmit ne ceshtjet e zhvillimit te qendrueshem ndryshimit te klimes zhdukjes se varferise mos-perhapjes dhe rrezikshmerise nga armet e shkaterrimit ne mase perballjes me katastrofat e natyres te drejtat e njeriut migracionit etj. Shqiperia mbetet e angazhuar per ti kontribuar kesaj axhende dhe rolit te patjetersueshem te Organizates e agjencive te saj te cilat me mire-administrimin e buxhetit dhe burimeve njerezore mund tiu pershtaten kerkesave te vendeve anetare.

Krijimi i Entit per Barazine Gjinore eshte deshmia e suksesit te fundit dhe me te prekshem te reformes se OKB-se. Forcimi i rolit te gruas ne shoqeri do te ndihmoje jo vetem politiken por edhe emancipimin dhe zhvillimin e harmonizuar te saj.

Z. President

Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit perbejne nje qellim paresor te punes sone. Shqiperia pas miratimit te Deklarates se Mijevjecarit nje dekade me pare po deshmon progres drejt arritjes se Objektivave te Mijevjecarit ne te gjitha fushat dhe treguesit saj dhe vazhdon tu kushtoje rendesi te madhe ceshtjeve te zhvillimit duke fuqizuar perpjekjet nepermjet integrimit te tyre ne strategjine e zhvillimit kombetar.

Ne jemi plotesisht te perkushtuar per arritjen e Acquis Communautaire te Bashkimit Evropian proces ky i cili do te shoqerohet me rritje te investimeve ne ceshtjet sociale ndertimin e sistemeve te mireqeverisjes qendrore apo lokale dhe kapaciteteve te zhvillimit per te garantuar permiresime te vazhdueshme per sa i takon mireqenies se popullit shqiptar.

Por mbi te gjitha Shqiperia sot anetare e NATO-s me nje stabilitetit te brendshem demokratik po kerkon nje pozite nderkombetare ne rritje si nje kusht per zhvillimin e saj afatgjate.

Delivering as One perben nje faktor themelor ne reformimin e dhenies se ndihmes per zhvillimin e vendeve. Sistemi i Koherences Gjitheperfshirese te Kombeve te Bashkuara ofron nje mundesi reale per ta shnderruar OKB-ne ne nje organizate me efektive. Shqiperia si nje nder vendet pilote po provon historine e suksesit duke shfaqur qe nga dita e pare gjithe angazhimin e nevojshem ndaj ketij projekti. Koncepti One UN ne Shqiperi po zhvillohet ne respekt te plote te sovranitetit kombetar pronesise kombetare te zhvillimit si edhe duke iu pergjigjur programit te nevojave te vendit.

Pergjegjesine qe buron nga fakti i te qenit vend pilot na nxit me shume qe ta shnderrojme kete nisme ne sukses. Kjo eshte gjithashtu nje mundesi edhe per ne per te kontribuar per reformimin global te Kombeve te Bashkuara.

Shqiperia ka nenshkruar Memorandumin e Mirekuptimit me Departamentin e Operacioneve Paqeruajtese te OKB-se. Shqiperia dhe si anetare e NATO-s perben nje faktor paqeje e stabiliteti ne rajon e me gjere. Ajo jo vetem ndjek nje politike te fqinjesise se mire e ne funksion te ruajtjes e forcimit te stabilitetit e sigurise afatgjate ne rajon por edhe eshte e interesuar dhe e angazhuar ne qendrueshmerine e paqes dhe sigurise edhe ne pjese te tjera te globit nepermjet kontributit me trupa ushtarake e civile ne misione te ndryshme paqeruajtese ne kuadrin e OKB-se dhe te organizatave te tjera te sigurise. Pjese e ketij vizioni e angazhimi ka qene edhe pjesemarrja ne perberje te misionit ne Cad MINURCAT ne Afganistan dhe Irak. Ne jemi te gatshem te kontribuojme me trupa paqeruajtese kudo ne bote ne perberje te trupave te OKB-se dhe te Organizatave rajonale te sigurise NATO.

Terrorizmi vazhdon te mbetet nje kercenim madhor per paqen sigurine nderkombetare dhe rendin boteror. Lufta kunder tij mbetet nje perparesi qe kerkon vendosmeri shume te larte. Ky kercenim global mund te parandalohet dhe perballohet vetem me veprim kolektiv pergjigje te fuqishme dhe mobilizim te te gjitha shteteve anetare te organizates. Ne duhet tu deshmojme kombeve tona se si pjese e pergjegjshmerise sone ne do te qendrojme te vendosur dhe te bashkuar kunder terrorizmit. Te gjithe se bashku duhet te percaktojme platformen kolektive dhe strategjine e fitores ne luften kunder tij duke fuqizuar sistemin dhe rendin nderkombetar. Ne vleresojme punen e Keshillit te Sigurimit dhe Komiteteve perkatese te tij per angazhimin dhe mbeshtetjen aktive ndaj vendeve anetare ne zbatimin me efektivitet te rezolutave te KS kunder terrorizmit dhe ne vecanti 1269 1373 1540 e 1624. Shqiperia mbetet plotesisht e angazhuar dhe shume serioze ne bashkepunimin me Keshillin e Sigurimit ne kete drejtim.

Shqiperia vlereson kontributin e Sekretarit te Pergjithshem per Lindjen e Mesme dhe bisedimet e zhvilluara ne perpjekje per te arritur nje zgjidhje te qendrueshme dhe te pranueshme nga te gjitha palet. Popujt kane deshires te jetojne ne paqe dhe qeverite e kane detyrim tjua garantojne ate. Ne mbeshtesin procesin e rifilluar te dialogut dhe ushqejme shpresen se se bashku me angazhimin serioz nderkombetar palestinezet dhe izraelitet do te ndermarrin hapat e duhura ne drejtim te arritjes se paqes se qendrueshme ne kete rajon te rendesishem.

Shqiperia beson se edhe Aleanca e Civilizimeve eshte nje mjet politik i OKB-se per te promovuar paqen harmonine mes qyteterimeve dhe per te ndertuar shoqeri gjitheperfshirese nepermjet arsimimit mirekuptimit dhe njohjes reciproke. Si anetare te group of friends ne do te jemi aktive sepse besojme tek dialogu dhe kontaktet mes kulturave te ndryshme tek nevoja per te njohur dhe respektuar tjetrin tek domosdoshmeria per te mbrojtur te vecanten si pasuri e se teres. Strategjia e miratuar Kombetare e Dialogut Nderkulturor dhe organizimi ne janar te ketij viti ne Tirane i Forumit Nderfetar pasuron pervojen e deritanishme por duke marre pjese vecanerisht ne Forumin e Trete te Aleances se Qyteterim ne mendojme se nevojitet nje pune me e mire per te luftuar stereotipet dhe paragjykimet si dhe per kohezionin e shoqerive moderne shume kulturore.

Integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian perben nje perparesi te politikes sone te jashtme ku si rralle here ka nje konsensus te gjere politik dhe social. Hapat e rendesishem qe Shqiperia ka hedhur drejt BE-se dhe fazat e saj te bashkepunimit ne kuader te procesit te integrimit po rezultojne premtues. Fundi i ketij viti premton te jete vendimtar pasi jemi ne prag te marrjes se dy vendimeve teper te rendesishme kurorezimi me sukses i procesit te liberalizimit te vizave me BE-ne dhe marrja e statusit te vendit kandidat. Shqiptaret do te mund te prekin dhe te shijojne lirine e vertete per te cilen ata luftuan dhe sakrifikuan me gjate dhe me shume se cdo popull evropian. Votimi thuajse unanim i Komisionit te Politikes se Jashtme te Parlamentit Evropian mbi heqjen e regjimit te vizave me BE-ne per Shqiperine jo vetem na gezon por edhe na pergjegjeson ndaj angazhimeve qe rrjedhin nga fillimi dhe ecuria e ketij procesi.

Ne garantojme se serioziteti me te cilin ne plotesuam Pyetesorin e Komisionit Evropian dhe pergjegjesia ne marredheniet me te gjitha institucionet evropiane dhe vendet anetare te BE-se do te mbeten motoja e angazhimit tone per te fituar statusin e vendit kandidat ne nje te ardhme sa me te shpejte. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i rendesishem edhe rajonal dhe i pandashem nga integrimi i plote i rajonit. Ne mendojme se cdo vend i Ballkanit Perendimor ka pjesen e vet te kontributit dhe te pergjegjesise ne integrimin dhe emancipimin e rajonit. Me gezim pohoj se sot niveli i larte i bashkepunimit ne rajon dhe stadi i ndergjegjesimit politik se rruga e vetme mbetet ajo e integrimit euroatlantik jane sa shpresedhenese aq edhe premtuese dhe se e kaluara e hidhur e kesaj pjese te Evropes do ti takoje vetem historise. Shqiperia dhe shqiptaret do te vazhdojne ti kontribuojne stabilitetit sigurise dhe paqes afatgjate duke nxitur jo vetem politikat integruese te sigurise dhe te zhvillimit ekonomik por edhe ato te bashkejeteses mes vendeve popujve dhe kombeve kulturave tradites dhe historise se tyre.

Te nderuar kolege

Disa dite perpara pikerisht ne kete seli te nderuar si ralle ndonjehere nepermjet konsensusit u miratua rezoluta per ligjshmerine nderkombetare te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme per Kosoven Serbine Ballkanin Perendimor Evropen e Bashkuar dhe Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Shpreh mirenjohjen per angazhimin e te gjithe aktoreve nderkombetare ne menyre te vecante te Bashkimit Evropian qe kesaj rezolute i dha frymemarrje dhe filozofi bashkekohore dhe evropiane. BE-ja tregoi kohezionin e saj por dhe deshmine se politikat integruese ne rajonin tone jane sa shpresedhenese aq edhe te pandalshme se e vemja rruge per tu bashkuar me Evropen eshte ajo e dialogut dhe e bashkepunimit midis vendeve fqinje. Tashme qe ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj i takon se kaluares pra eshte nje ceshtje e mbyllur dialogu per ceshtje praktike behet i domosdoshem.

Ne shpresojme se ky mesazh i sanksionuar ne rezolute do te vihet menjehere ne praktike nga keto dy vende te pavarura. Ne mbeshtesim dialogun mes Kosoves dhe Serbise i cili duhet te filloje pa humbur kohe. Ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv per zgjidhjen e ceshtjeve praktike ne dobi te interesave te perditshme te qytetareve te tyre per ti ndihmuar ata por edhe per te lehtesuar pse jo qetesuar minoritetet perkatese shqiptare dhe serbe se tashme do te marre rruge zgjidhja e problemeve dhe ceshtjeve te perfaqesimit te gjuhes shkollimit apo te tjera nen frymen dhe vizionin e te ardhmes se perbashket evropiane.

Shqiperia vlereson se miratimi konsensual i kesaj rezolute eshte nje hap shume i rendesishem ne respekt te opinionit keshillimor te GJND dhe te autoritetit te OKB-se por dhe te konsolidimit te shtetit te Kosoves dhe te institucioneve te tij demokratike e evropiane te pavaresise integritetit te saj dhe te te ardhmes si vend anetar i OKB-se.

Shqiperia vlereson punen e Keshillit te Sigurimit ne angazhimin e tij drejt respektimit te Kartes se OKB-se dhe se drejtes nderkombetare te cilat jane esenciale per bashke-ekzistencen paqesore dhe bashkepunimin mes shteteve anetare ne perballjen me sfidave te perbashketa per ti kontribuar keshtu paqes dhe sigurise nderkombetare.

Opinioni keshillimor i GJND-se provoi juridikisht se pavaresia e Kosoves mbeten rast sui generis unik dhe per pasoje as precedent per situata te tjera ne vende te tjera. Sot eshte casti te provojme me fakte se respektojme OKB-ne dhe vlerat qe te gjitheve na kane bashkuar ketu sot eshte dita te deshmojme se mbeshtesim autoritetin e saj dhe te institucioneve te pavarura te saj sot eshte rasti te pranojme te verteten dhe ta pohojme me ze te larte ate.

Sot ne kemi pergjegjesine ndaj nje vendi dhe nje populli qe deshiron me te drejte te jete mes nesh dhe ka dhene proves se e meriton kete vend.

U bej thirrje kolegeve te mi te nderuar vendet e te te cileve akoma nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ta njohin ate duke i siguruar se kjo eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitet afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.

Ne perfundim zoti President deshiroj te konfirmoj edhe nje here se Shqiperia eshte e vendosur per te vazhduar mbeshtetjen ndaj axhendes se OKB-se dhe ndaj forcimit te rolit te Kombeve te Bashkuara ne te gjitha nivelet.

Ju falemnderit

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›