E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e kryeministrit Berisha ne takimin plenar te Asamblese se pergjithshme te OKB per Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit

Kryeministri Berisha i cili vazhdon viziten ne New York mbajti sot nje fjale ne takimin plenar te Asamblese se Pergjithshme te OKB per Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit ne te cilen u shpreh

I nderuar Z. President

I nderuar Z. Sekretar i Pergjithshem

Shkelqesi

Zonja dhe zoterinj

Eumlshte nje kenaqesi e vecante per mua te prezantoj perpara ketij organi prestigjioz te OKB-se zhvillimet e fundit ne Shqiperi sfidat dhe arritjet e vendit tim ne drejtim te permbushjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Por fillimisht deshiroj ti adresoj nje pershendetje te vecante PresidentitDeiss se bashku me urimet me te perzemerta per zgjedhjen ne krye te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Nje falenderim te vecante deshiroj ti bej Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Bani Ki-moon per organizimin e shkelqyer te ketij sesioni.

Zoti Kryetar

Tek qendroja ulur ne kete salle sot dhe ndiqja punimet e ketij sesioni vetetimthi ne mendje me erdhi Sesioni i OKB-se i shtatorit te vitit 1992 ku une ju adresova kesaj salle si perfaqesuesi i Shqiperisene ate kohenje nder vendet me te varfera te planetit me 204 dollare te ardhura per fryme me nje papunesi prej 80 perqind nje ekonomi teresisht te falimentuar uri kronike e masive dhe jetegjatesi qe shkurtohej me vdekshmeri amtare e foshnjore nga me te lartat ne bote. Nje vend qe ne 50 vite kishte ndertuar 3.5 here me shume bunkere sesa apartamente banimi per qytetaret e vet. Kjo ishte Shqiperia para 18 viteve.

Por sic ka shkruar nje dijetar qe e paimagjinueshmja ne bote ndodh njehere ne 20 vjet ne vendin tim e paimagjinueshmja ndodhi ne me pak se 20 vjet.

Sot i adresohem kesaj audience te nderuar si Kryeminister i nje vendi qe ne nje hark te shkurter kohor ka rritur me dhjetera here te ardhurat per fryme dhe qe tani se fundmi ka kaluar ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme e te larta. Nga vendi me i hiperkolektivizuar ne bote ne vendin ku sot me shume se 80 perqind e GDP-se gjenerohet nga sektori privat. Gjate dhjete viteve te fundit Shqiperia ka reduktuar nga 25 ne 12 perqind varferine dhe nga 4.2 ne 1.3 perqind varferine ekstreme.

Pese vite me pare Shqiperia ne kuader te projektit te saj te integrimit europian perparoi dhe ridimensionoi edhe me tej Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit duke i pershtatur ato me permbushjen e objektivave te saj per integrimin ne BE.

Per kete qellim vetem ne 4 vitet e fundit Shqiperia ka rritur me 40 perqind shpenzimet per shendetesine me 60 perqind shpenzimet per arsimin me rreth 80 perqind mbrojtjen sociale.

Kemi kenaqesine te theksojme se mbi 90 perqind e nxenesve qe kane mbaruar shkollen 9 vjecare hyjne ne shkollat e mesme. Shtatedhjete per qind e te rinjve dhe te rejave qe mbaruan shkollen e mesme jane pranuar ne universitetet e vendit. Numri i studenteve eshte trefishuar dhe interneti eshte i aksesuseshem ne cdo shkolle ne te gjithe vendin.

Jetegjatesia e shqiptareve ka arritur tashme ne 77.9 vjet ndersa vdekshmeria maternale eshte disa here me e ulet se ne disa nder vendet me te zhvilluara. Ulje drastike ka patur edhe vdekshmeria foshnjore e cila ende nuk eshte ne nivelin ku duhet te jete. Vaksinimi i femijeve ne Shqiperi eshte ne nivelet me te larta ne bote.

Fushat e mbrojtjes se mjedisit kane njohur progres thelbesor. 98 perqind e elektricitetit dhe energjise ne vendin tim vjen nga burime te riperteritshme. Ekonomia e vendit megjithe krizen e madhe boterore financiare ia doli te kete ne vitin 2009 nje rritje prej 3.5 perqind. Eksportet kete vit kane njohur nje rritje prej 62 periqnd. Te ardhurat buxhetore kete vit jane rritur me 13 periqnd krahasuar me vitin e kaluar. Ne teresi rritja ekonomike gjate ketij viti pritet te jete midis 4-5 perqind.

Shqiperia ka krijuar nje mjedis shume miqesor per biznesin e investimet. Per momentin eshte nje nga vendet me barren me te ulet fiskale ne Europe. Vetem dy vitet e fundit vendi im ka firmosur kontrata prej disa miliarde euro investime e koncesione. Infrastruktura e Shqiperise ka pesuar transformime rrenjesore persa i perket rrjetit rrugor furnizimit me uje energjise telekomunikacioneve dhe sherbimit shendetesor. Vendi im sot eshte anetar i NATO-s dhe ecen i sigurt ne procesin e integrimit ne BE.

Personalitete te shquar te ekonomise e financave boterore e kane vleresuar si quantum leap zhvillimin e Shqiperise gjate ketyre viteve por une mbetem plotesisht i vetedijshem se megjithe keto arritje vendi ka serish nje rruge jo te lehte perpara. Serish ne vendin tim me mijera qytetare perballen me papunesine e cila arrin ne 11 perqind ndersa te tjere perballen me varferine madje edhe varferine ekstreme ndersa durojne dhembjen deshperimin dhe lotet e ftohte te saj. Ne anen tjeter ndertimi i vendit dhe infrastruktura kerkon investime te medha.

Permbushja dhe tejkalimi i OZHM eshte nje rruge e sigurt per nje horizont te ri te vendit tim ne perpjekjet per integrimin europian.

Zoti Kryetar

Keto arritje te jashtezakonshme te qytetareve shqiptare kane nethemel iniciativen e tyre te lire lumenjte e tyre te djerses per cka une shfrytezoj rastin per tjushprehur nderimet e mia me te perzemerta.

Por ato u bene te mundura gjithashtu fale reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra gjate ketyre viteve ne Shqiperi ne fushen ekonomike sociale arsimore shendetesore ne teresi dhe ne vecanti fale luftes tone te paepur kunder korrupsionit dhe reformat e lidhura me te.

Keto reforma jane percaktuese per fatin suksesin dhe rezultatin e te gjitha reformave te tjera. Ndaj edhe per mua kusht vendimtar per arritjen dhe tejkalimin e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit eshte lufta kunder korrupsionit. Une besoj se ky fenomen perfaqeson armikun me te egerte njerezve dhe shoqerive te lira.

Ne vendin tim lufta e paepur kunder korrupsionit na lejoi te dyfishonim te ardhurat buxhetore ne me pak se 5 vjet. Reformat anti-korrupsion ndihmuan reformat ekonomike dhe reforma te tjera ta shnderrojne Shqiperine ne nje nder vendet me te sigurt ne Europe por edhe nder vendet me terheqese per investimet e huaja. Ndaj dhe une ftoj biznesmenet tuaj ta konsiderojne seriozisht mundesine per te vizituar dhe investuar ne Shqiperi.

Shfrytezoj rastin te shpreh vleresimin e thelle per Organizaten e Kombeve te Bashkuara per perpjekjet e vazhdueshme kunder korrupsionit dhe ne vecanti Konventen e saj kunder Korrupsionit si edhe ngritjen kohet e fundit te Akademise Antikorrupsion ne Vjene.

Zoti President

Shqiperia dhe shqiptaret ne rrugen e tyre te ndertimit te sistemit demokratik ekonomise se tregut kane patur nje mbeshtetje dhe solidaritet te jashtezakonshem te shume kombeve dhe vendeve mike nga mbare bota.

Dua te shfrytezoj kete rast per tu shprehur atyre qeverive dhe taksapaguesve te tyre mirenjohjen me te thelle per bujarine qe deshmuan ndaj nje kombi qe dilte nga izolimi me i thelle i koherave. Falenderoj thellesisht OKB-ne agjencite e saj institucionet e Bretton Woods PNUD-in per ndihmen shume te cmuar ndaj Shqiperise gjate gjithe kesaj kohe.

Nje falenderim te vecante deshiroj te bej sot per Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Ban Ki-Moon dhe ekipin e tij qe perzgjodhen vendin tim per programin e OKB-se Delivering as One. Me lejoni te afirmoj ketu se kjo perzgjedhje ka rritur shume eficiencen e bashkepunimit midis vendit tim dhe agjencive te OKB-se dhe ka arritur nje implementim me te suksesshem te dhjetera e dhjetera projekteve te perbashketa ne fusha te shumta te cilat e kane ndihmuar shume vendin tim ne rrugen e permbushjes se OZHM-ve dhe integrimit europian.

Se fundmi deshiroj tju falenderoj ju zonja dhe zoterinj te pranishem sot ketu per vemendjen qe me kushtuat.


22/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›