Kryeministri Berisha takohet me perfaqesues te federates Vatra
Gjate qendrimit ne Nju Jork Kryeministri Berisha ishte i ftuar nderi ne darken e shtruar nga Federata Pan - Shqiptare e Amerikes Vatra.
Duke i falenderuar per mikpritjen Kryeministri Berisha shprehu falenderime per kontributin qe diaspora ka dhene per zhvillimet ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Me tej gjate fjales se tij Kryeministri u shpreh se asnje komb pervec kombit hebre nuk ka perjetuar barbarite qe ka perjetuar kombi yne gjate shekulli qe shkoi. Por serish duhet te pranojme se kemi qene komb i bekuar pasi ne cdo moment vendimtar per ekzistencen ose mosekzistencen tone ne kemi pasur ne krah Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kemi fituar. Kjo eshte e verteta. E verteta eshte qe ne kete shekull ne shqiptaret lavdi Zotit jemi me me shprese me te sigurt me te vendosur se kurre per te ndertuar te ardhmen te cilen pushtimet dhe diktaturat nuk na lejuan ta ndertojme. Sot ne jemi te lire jemi te sigurt per te ardhmen tone
Me pas Kryeministri Berisha u ndal tek ceshtja e Kosoves dhe e cilesoi arritje te madhe vendimin e Gjykates se Hages per pavaresine e Kosoves. Ne muajin korrik Gjykatae Hages mori nje vendim ne te cilin perligji pavaresine e Kosove dhe kjo ishte nje arritje e madhe. Por ky gjykim eshte gjykimi i historise. Gjykata e Hages hodhi poshte te gjitha traktatet me te cilat jane copetuar dhe ndare shqiptaret. Serbia qe te gjitha i kishte cuar ne dosje per ti perdorur si dokumente juridike kunder shqiptareve si dokumente te ligjit nderkombetar. Gjykata i beri nule i beri te paqena u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha vleresoi perpjekjet e medha nga ana e qeverise se Kosoves ndersa nenvizoi se ne kushte shume te veshtira ajo ndermori edhe ndertimin e rruges vazhdim i rruges Durres ndash Kukes. Ne - u shpreh Kryeministri - do te mendojne te ndertojme edhe hekurudhen sepse ajo eshte e domosdoshme per nje zhvillim me te shpejte te Shqiperise dhe Kosoves.
Ne gjithe kete perpjekje - theksoi Kryeministri - duhet te mbajme parasysh se interesi kombetar eshte nje dhe i pandare. Diaspora ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes e ka pasur kete koncept me te qarte se te gjithe shqiptaret por me pas shqiptaret kudo qe jane e kuptuan se interesi kombetar dhe liria kombetare nuk mund te ndahen kurre. Ndaj dhe bashkerisht ne nje perpjekje te madhe dolen ne liri ecin te sigurt drejt idealeve te tyre evropiane ideale fisnike ideale te cilat jane te bazuara ne vlerat me te mira te qyteterimit perendimor u shpreh Kryeministri.
Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha shprehu vleresimet e tij per zoti Agim Karagjozi President Nderi i Federates Pan - Shqiptare te Amerikes Vatra.
23/09/2010