E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, 3.2 miliardë euro kredi Greqisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka rënë dakord për t`i dhënë Greqisë, 3.2 miliardë euro, si pjesë të paketës së përbashkët të shpëtimit me Bashkimin Evropian, për shtetin helen, i cili prej kohësh është përfshirë nga kriza e borxheve.
 

Shefja e re e FMN-së, Kristine Lagard theksoi se pakoja e shpëtimit për Greqinë do të japë rezultate të rëndësishme.
 

FMN tha se Athina ka bërë "përparim" në reforma, dhe parashikoi se vendi do t`i kthehet rritjes pozitive ekonomike, në gjysmën e parë të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›