E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton, vizitë dy-ditore në Athinë

Sekretarja e Jashtme e SHBA-ve, Hillary Clinton, do të zhvillojë një vizitë 2-ditore në kryeqytetin grek, Athinë. Vizita e saj do të zhvillohet në datat 17 dhe 18 korrik në Athinë, me ftesë të ministrit Stravro Lambrinidiz. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme Greke. Vizita e sekretares së shtetit, vjen në një kohë kur FMN-ja, i ka akorduar Greqisë 3.2 miliardë euro.

Shefja e re e FMN-së, Kristine Lagard ka theksuar se pakoja e shpëtimit për Greqinë do të japë rezultate të rëndësishme. FMN tha se Athina ka bërë "përparim" në reforma, dhe parashikoi se vendi do t`i kthehet rritjes pozitive ekonomike, në gjysmën e parë të vitit 2012.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›