Itali, 540 mijë euro gjobë për Berluskonin

Gjykata e Apelit, në Milano të Italisë ka dënuar kompaninë e kryeministrit Silvio Berluskoni, “Fininvest”, me një gjobë prej 540 milionë eurosh për t`i paguar si dëmshpërblim kompanisë “CIR”, për shkak të çështjes “Lodo Mondadori”.
Mediat italiane bëjnë me dije se kryeministri duhet të paguajë edhe interesat, që nga nisja e procesit në shkallën e parë në vitin 2009. Kështu që, në total shifra e gjobës që duhet të paguhet nga kryeministri Italian, shkon rreth 560 milionë euro.
Vendimi i gjykatës hyn në fuqi menjëherë. Në procesin e mbajtur në shkallën e parë, më 3 tetor të vitit 2009, një gjyqtar i Milanos kishte dënuar “Fininvest” që të paguante për “CIR” një dëmshpërblim prej 750 milionë eurosh, për dëme ndaj trashëgimisë, për shkak të humbjes së një shansi për një gjykim të paanshëm.