FMN BSH dhe Financat Buxheti 2011 eshte realist
Perfaqesuesit me te larte te institucioneve financiare shqiptare dhe te organizmave te huaja financiare qe operojne ne vend bene nje prezantim te ecurise ekonomike te vendit tone duke u fokusuar kryesisht tek buxheti i vitit te ardhshem. Shefi i FMN per vendin tone Gerwin Bell guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani dhe ministri i Financave Ridvan Bode e vleresuan draftin ne teresi si realist duke u bazuar ne trendin rrites se te ardhurave. Duke u mbeshtetur ne disa indikatore kryesore sic jane rritja e te ardhurave apo dhe rritja ekonomike me 3.5 per qind mendojme se ky buxhet eshte realist. Shkurtimet buxhetore te qershorit te ketij viti ishin nje hap i duhur qe cuan ne uljen e deficitit nga 7.4 per qind te prodhimit te brendshem bruto ne 3.7 per qind. Mendojme se ne vitin 2011 deficiti duhet te jete ne nivelin 2.5 per qind. Kjo do te ndihmoje jo vetem per te ulur risqet por do te jape efekt pozitiv edhe ne rritjen ekonomike deklaroi shefi i FMN ne Tirane Gerwin Bell. Nga ana e tij kreu i financave Ridvan Bode ka siguruar vazhdimesine e mbeshtetjes sociale ne buxhetin e vitit 2011 ku sipas tij eshte parashikuar rritje. Nderkaq guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani vleresoi politikat fiskale te cilat cuan ne reduktimin e deficitit buxhetor dhe e quajti faktor pozitiv rritjen e eksporteve gjate ketij viti. Ne konferencen per shtyp ministri Bode iu pergjigj edhe interesit te medias per amnistine fiskale duke thene se ajo po mbahet peng nga mungesa e votes se opozites ne Parlament. Shefi i FM-se Gerwin Bell u ndal edhe ne emetimin e eurobondit shqiptar ne tregjet nderkombetare. Ai shprehu te njejtin mendim qe tha dhe nje dite me pare ne nje interviste per televizionin Klan se eurobondi eshte nje arritje per Shqiperine pasi ka siguruar besueshmerine e investitoreve te huaj.
A do te kete rritje te pagave dhe pensioneve per vitin 2011 Sa dhe kur do te realizohet rritja e tyre Dhe a ndani te njejtin mendim me FMN-ne per kete ceshtje
Bode Kjo eshte nje ceshtje qe ne e kemi parashikuar ne buxhet. Programi i rritjes se pagave dhe pensioneve do te vazhdoje per vitin 2011 edhe ne perspektive.
E rendesishme eshte qe rritja e pagave dhe pensioneve sigurisht do te marre ne konsiderate zhvillimet ne cmimet e produkteve inflacionin e mallrave si dhe nevojen per te bere nje permiresim edhe nga pikepamja strukturore e pagave dhe pensioneve te kete nje pamje e cila te mbeshtese luften kunder varferise dhe te mund te stimuloje punen per sistemin e pagave dhe kontributin e pensioneve per sistemin e pensioneve.
Shifrat jane ato qe ne kemi deklaruar pak a shume me heret une mendoj se do jete nje politike me e matur. Jemi vendi qe kemi faturen sociale me te larte ne rajon per shkak te politikave shume agresive qe perdori qeveria per te zbutur varferine ne mandatin e shkuar por edhe ne kete qe vijon. Jemi i vetmi vend ne rajon qe me shume se 1/3 e buxhetit e akordojme per pensione dhe politika sociale. 10 . 5 e PBB-se dhe rritjen me 2.2 here nga 500 milione dollare qe ishte buxheti per pensionet ne vitin 2005 sot eshte 1 miliard e 100 milione dollare. Pra nje rritje teper agresive e ndermarre nga qeveria. Sigurisht qe kjo duhet pare pasi me shume se gjysma e kesaj fature sociale paguhet drejtperdrejt nga taksat dhe jo nga kontributi i sigurimeve shoqerore.
Eshte folur per reforme pensionesh. Kur mendoni se do ta realizoni dhe cfare hapash do te kete
Bode Qeveria ka qene dhe mbetet agresive per te luftuar varferine si instrument ka perdorur politiken e pagave dhe pensioneve. Por nga ana tjeter mendoj qe eshte e nevojshme nje reforme ne sistemin e pensioneve dhe kjo reforme nuk mund te jete e njeanshme pasi kur bejme fjale per nje reforme pensionesh eshte nje reforme qe shtrihet ne 30-40 vjet. Pra kerkon nje konsensus me te gjere politik dhe nuk eshte ceshtje reforme e nje qeverie por ceshtje e nje reforme qe do te permbledhe ne vetvete kontributin e eksperteve dhe dakordesine politike konsensusin e gjere politik per te mbeshtetur nje reforme te tille. Nga menyra se si do zhvillohet kjo reforme sigurisht qe varet shume perspektiva e financave publike pasi sic thashe me lart me shume se 1/3 e buxhetit shkon per faturen sociale.
Bell Mendoj se ministri e shtroi shume mire kete ceshtje. Eshte e vertete qe fatura e pagesave sociale eshte shume e larte. Ne te ardhmen duhet bere pyetja nese kjo eshte struktura me e mire e buxhetit dhe nese eshte kjo menyra e financuar. Ndoshta duhen rritur te ardhurat per financimin e kesaj fature. Sigurisht qe do te merren ne konsiderate te gjitha politikat per zbutjen e varferise. Per sa i perket reformes nuk dua te hyj ne detaje specifike por ne rastin e Shqiperise nuk ka kohe me te mire se sa tani per ta bere pasi ndryshe nga shume vende te tjera qe jane duke u perpjekur ta bejne reformen por me mjaft dhimbje Shqiperia ka avantazhin qe ka nje moshe shume te re. Por nese do pritet shume gjate atehere plakja e popullsise dhe rritja e numrit te njerezve qe presin te marrin perfitime nga sistemi i pensioneve do ta beje me te veshtire reformen edhe politikisht.
Eshte projektbuxheti realist A mundeson uljen e borxhit publik Meqenese kemi para nje vit zgjedhor a i druheni nje tjeter cikli politik te biznesit
Bell Ne nuk kemi folur mbi nje draft perfundimtar te buxhetit por kemi pare disa nga treguesit kryesore makroekonomike. Ne mendojme parashikimet tona jane per nje rritje ekonomike prej 3.5 ne vitin e ardhshem inflacion mesatar prej 3 dhe duke marre ne konsiderate keto dy tregues rritja e te ardhurave duhet te jete tek 6-7 . Ne qofte se ka nje rritje te ardhurash me te larte se kjo ne nuk do ta konsideronim si te matur. Nga ana tjeter mendoj se eshte e drejte qe te thuhet se Shqiperia ka nje mekanizem per te adresuar problemin nese parashikimet per te ardhurat jane shume optimiste e kam fjalen per rishikimin qe i behet buxhetit ne muajin korrik. Por eshte me mire nese viti fillon me nje parashikim me realist dhe me te matur ne menyre qe te ishte me i lehte zbatimi i tij gjate vitit. Nderkohe ne rekomandojme qe deficiti te jete 2.5 sepse ky deficit do te ndihmonte ne uljen e borxhit dhe ne arritjen e nivelit 54 qe eshte objektiv i politikes fiskale per vitin 2013. Buxheti eshte buxhet. Ju duhet te shikoni se cfare do te kete ne te. Nuk besoj se do te kete shpenzime qe do te lidhen drejtpersedrejti me zgjedhjet.
Ju deklaruat qe borxhi mbetet problem ndersa vleresuat emetimin e eurobondit. A mendoni se Shqiperia duhet te dale perseri ne vitin 2011 ne tregun e kapitalit qofte edhe per te rregulluar deficitin
Bell Nese do te dilni ose jo ne tregjet nderkombetare te kapitalit per nje eurobond tjeter ne vitin 2011 varet nga kushtet. Me lejoni te jem i qarte. Per ne e rendesishme eshte ulja e nivelit te borxhit publik. Sigurisht qe mund te behen te dyja te dilet me eurobond dhe te ulet borxhi nese financimi i eurobondit perdoret per te zevendesuar nje borxh me kosto me te larte. Kjo eshte ajo qe konsiderohet menaxhim i mire i borxhit pasi ul ne pergjithesi koston e sherbimit te borxhit. Nese kushtet jane me te mira dhe te favorshme ne vitin 2011 atehere pse jo sepse sjell mundesine per te ulur koston e financimit te borxhit ne pergjithesi. Por financimi ne tregjet e kapitaleve nderkombetare nuk duhet perdorur si nje justifikim per te rritur deficitin e buxhetit apo nivelin e borxhit ne pergjithesi.
Bode Per ta sqaruar edhe nje here eurobondi nuk eshte borxh i ri per vendin sepse e keni trajtuar si te tille nga mediat. Per me teper edhe njerez qe merren me ekonomine kane dale dhe kane bere llogarite se sa qindarka u bie nga ky eurobond. Eurobondi eshte instrument i sherbimit te borxhit qe kemi ne. Borxhin e cakton Parlamenti kur miraton ligjin e buxhetit. Deficiti eshte borxhi. Pastaj se si sherbehet ky borxh eshte instrument i Ministrise se Financave qe perpiqet te ule koston duke perfituar nga kredibiliteti i ekonomise se vendit dhe politikave e reformave te ndermarra nga qeveria.
Biznesi ka kerkuar amnistine fiskale. Ju jeni deklaruar pro por nuk ka ende nje nisme. Cila eshte arsyeja
Bode Po ne e kemi deklaruar dhe une personalisht jam shprehur para me shume se nje viti pro kesaj nisme. Ishte momenti per te bere nje amnisti fiskale dhe qe do te kishte mpakte pozitive mbi ekonomine e vendit ne radhe te pare per sistemin financiar. Por qe te behet nje amnisti fiskale me metoden e ligjeve shqiptare duhet te kete 2/3 e votave ne Kuvend. Keto rregulla jane vendosur nga socialistet kur kishin 3/4 e votave dhe i bene te gjithe ligjet me 2/3. Ajo perben nje veper penale dhe duhet te amnistohet vepra penale duhet te amnistohet Kodi Penal. Nuk behet fjale per nje ligj te vecante. Ne mund ta miratojme me shumice te thjeshte ligjin por nuk amnistojme dot Kodin Penal. Dhe per te bere dicka qe ti regjistroje kohes dhe qe jep siguri te biznesi eshte e domosdoshme qe te behet ne bashkepunim me opoziten nje akt te tille. Por deri me sot opozita nuk ka dhene ndonje konsensus per kete mase. Ndaj dhe nuk ka ndonje nisme konkrete per kete ceshtje.
Do i merrni parasysh rekomandimet e FMN ne projektin perfundimtar te buxhetit
Bode Ju e dini qe gjithnje kemi pasur diferenca me Fondin. E rendesishme eshte qe ne respektojme dhe degjojme te gjithe konsideratat qe kane te bejne me rrisqet per ekonomine ne perspektive rrisqet e brendshme dhe te jashtme ne perpiqemi qe te minimizojme keto elemente. Mendoj se diferencat e para vijne nga projektimi i rritjes ekonomike me te cilen lidhen edhe elemente te tjere. Projekti yne per rritjen ekonomike eshte me optimist por me afer realitetit pasi keshtu ka deshmuar edhe eksperienca e deritanishme. Ne mendojme qe burimet financiare te rritjes ekonomike jane. Shqiperia i ka burimet financiare per te mbeshtetur nje rritje me te madhe ekonomike. Zhvillimet e fundit qofte ne tregun e sistemit financiar bankar ku ka nje rritje te depozitave me 18 ne krahasim me vitin 2009 qofte zhvillimet ne tregtine nderkombetare ku kemi nje rritje shume te forte te eksporteve dhe modelim te importeve perkatesisht 65 eksportet dhe nje rritje ne nivelet me te uleta historikisht vetem 8 te importeve. Pra kemi nje permiresim te ndjeshem te bilancit tregtar te vendit. Nga ana tjeter edhe fakti qe ne dolem ne tregun financiar nderkombetar dhe mundesuam nje injektim te ri qe eshte i barabarte me injektimin e kapitaleve investuese nga jashte mendoj qe jane parametrat per te mbeshtetur nje rritje ekonomike me optimiste e cila varet gjithashtu edhe nga faktore te tjere. Niveli i kreditimit ne sistemin bankar sigurisht eshte i moderuar por ne mendojme qe do te pershpejtohet per shkaqet qe une permenda rritjes se forte te nivelit te depozitave. Prandaj mendoj qe mund te jete nje rritje me optimiste nga ajo qe parashikon fondi. Sigurisht qe qeveria do te jete shume me e kujdesshme. Ne tashme kemi vendosur nje praktike qe ne muajin korrik bejme rishikimin e buxhetit duke marre ne konsiderate zhvillimet ne ekonomine pergjate vitit dhe do ta perdorim kete instrument. Nga ana tjeter nuk do te programojme ne buxhet te ardhurat nga privatizimet e medha pasi ne shpresojme se kemi disa elemente per tu privatizuar dhe qe do te realizohen. Sikurse mua do te me pelqente shume qe te isha shume komod si minister i Financave qe te programoja nje rritje te ulet ekonomike nje borxh me te ulet shpenzime me te uleta e me pak te ardhura. Por ne jemi ketu per te qene me te dobishem per ekonomine e vendit dhe per pritshmerine e qytetareve.
Ne cmase do te shkurtohen shpenzimet per investime per vitin qe vjen
Bode Per vitin e ardhshem nuk behet fjale per shkurtime ne investimet publike por per rritje te tyre me 11 ne krahasim me vitin 2010. Pra do kemi nje rritje per investimet per te mbeshtetur programin e madh te infrastruktures kombetare dhe po ashtu per te rritur ne menyre thelbesore zhvillimin e infrastruktures rurale permes programit qe tashme eshte ne proces. Ju e dini qe ne kemi miratuar ne Kuvend 6 kredi nga bankat e zhvillimit per mbeshtetjen e zhvillimit te infrastruktures rurale dhe qe per vitin 2011 do te jene ne shfrytezim te plote keto kredi te miratuara. Pra nuk behet fjale per ulje por rritje te qenesishme te investimeve.
Ju parashikoni rritje te mire ekonomike per Shqiperine ne masen 3.5 . Po si eshte kjo rritje ne krahasim me vendet e tjera te rajonit
Bell Rritja prej 3. 5 eshte pak a shume ne te njejtin interval me vendet e tjera te rajonit. Ndersa ne krahasim me vendet e tjera te Evropes eshte shume me e larte.