E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq probleme ne portet e Vlores dhe Durresit

TIRANE-Koha e keqe me shi dhe shtrengate ka sjelle probleme ne portet kryesore ne vend.
Rajoni i Vlores dhe Durresit jane perfshire naten e mbremshme nga fortunali detar ndersa parashikohet qe dhe per 2 ditet e ardhshme moti te jete i paqendrueshem.
Si pasoje ne Vlore diten e sotme kane mberritur me vonesa tragetet e linjes Vlore-Brindizi. Ndersa ne pritje prej oresh kane qendruar pasagjere qe pritet te nisen per ne Brindizi.

Reshjet e shiut dhe era e forte qe kane nisur prej oreve te nates pritet te vazhdojne edhe me tej me nderprerje. Kjo situate eshte rrjedhoje e perfshirjes se rajonit ne nje zone me presion te ulet barik cka eshte shoqeruar edhe me ndryshimin e eres ne drejtim te Jugperendimit karakteristike per fillimin e reshjeve te shiut. Krahas kesaj kushtet e lundrimit jane perkeqesuar ndersa vlerat e temperaturave kane shenuar nje ulje te konsiderueshme krahasuar me nje dite me pare.
Burime te Kapitenerise se Portit bene te ditur se sot era do te fryje ne drejtimin Jug-Jugperendim me shpejtesi nga 6-8 m/sek deri 10-12 m/sek ne afersi te bregut te detit. Temperaturat e ajrit do te arrijne vlerat maksimale ne 19-21 grade celcius dhe ato minimale ne 10-12 grade celcius.
Valezimi ne hapesiren detare brenda gjirit te Vlores do te arrije ne 2-3 balle dhe ne det te hapur 6-7 balle.
Durres
Nderkaq edhe tragetet e linjes Bari-Durres po ankorohen ne port me vonesa nga 1-3 ore si pasoje e detit te trazuar ne pjesen qendrore dhe jugore te Adriatikut.
Era me drejtim nga juglindja dhe me shpejtesi deri ne 15 metra ne sekonde e ka veshtiresuar me tej lundrimin e trageteve drejt Durresit shtuan burimet e kapitenerise sipas te cilave nuk ka patur probleme per anijet qe ndodhen ne rade dhe ne basenin portual.
Sipas burimeve stuhia detare ka nisur rreth ores 03.00 dhe eshte shoqeruar nga reshjet e shiut por tre anijet qe ndodhen ne raden prane portit te Durresit nuk kane njoftuar per shqetesime te mundshme.
Nderkaq motopeshkatoret e fundit jane rikthyer nga gjuetia mbremjen e kaluar menjehere pas informacioneve per perkeqesimin e kushteve detare te cilat jashte gjirit te Durresit arrijne ne forcen 5-6 balle.
Era e forte me drejtim nga jugu dhe nga juglindja si dhe moti i paqendrueshem parashikohet te vazhdojne edhe gjate 2-3 diteve te ardhshme perfunduan burimet e kapitenerise se portit me te madh te vendit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›